9 propozimet e Bashës për rivendosjen nën kontroll të pandemisë

9 propozimet e Bashës për rivendosjen nën kontroll të pandemisë

19:22, 23/09/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thirri sot në një takim mjekë, specialistë dhe anëtarë e Taskt Forcës së ngritur pranë PD për të disktuar situatën e rëndë të pandemisë së COVID-19.

Pasi dëgjoi mjekët dhe referuar edhe nga raportimit e situatës në tërren, Basha tha se pandemia ka marrë përmasa të frikshme dhe vendi rrezikon të shkoj drejt katastrofës. 
Përballë kësaj situate ai paraqiti një paketë me propozime konkrete për rivendosjen nën kontroll të pandemisë që ka dalë jashtë kontrolli nga mos menaxhimi i situatës nga qeveria. 

SUGJERIMET PËR DALJEN NGA SITUATA:

1- Fuqizimi i mjekut të familjes dhe pajisja e tij me protokolle mjekimi për pacientët që trajtohen në shtëpi.

2- Të përgatitet paketa e rimbursueshme “diagnostikim + mjekim” për pacientët që janë Covid pozitiv.

3- Të përgatitet dhe bëhen publike protokollet e mjekimit të pacientëve të shtruar në spitale.

4- Përgatitja dhe përkujdesja nga spitalet për pacientët, duke investuar në pajisjet laboratorike, diagnostikuese dhe trajtuese.

5- Ngritja e shtëpive komunitare për pacientët ambulatorë që mund të marrin trajtimin ditor si dhe oksigjeno terapinë. Në mungesë të tyre, të ngrejnë shërbimin e kujdesit infermieror në shtëpi, ku cdo shërbim të jetë i paguar nga Ministria e Shëndetësisë.

6- Të rriten kapacitetet testuese minimumi me 5 herë, mesatarisht 2500 testime në ditë.

7- Të rritet numri i infermierëve në spitale me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për pacientët e shtruar në spital.

8- Vjeshta sjell edhe sezonin e gripit stinor, që do të mbivendoset me covidin dhe do ketë problemet me diagnozën diferenciale (pra përcaktimin se cfarë ka pacienti) në sfondin e testimeve me pakicë. Kjo do të kërkojë sigurimin e vaksinës antigrip nga kompanitë prestigjoze, dhe kryerjen e saj me dëshirë nga kategoritë në rrezik (moshat e treta, fëmijët e moshës 1-18 vjec, pacientët kronikë, etj)

9- Bashkëpunimi me vendet fqinjë të BE për sigurimin e vaksinës anti-covid direkt nga kompanitë farmaceutike. Ne mund të porositim së bashku me Gjermaninë, USA ose Italinë që të sigurojmë një produkti cilësor dhe efikas në kohë.

Sipas kreut të PD, qeveria dhe institucionet dështuan në menaxhimin e situatës duke hedhur tutje gjithë sakrificën qoftë sa i përket shëndetit, qoftë edhe sa i përket ekonomisë individuale të shqiptarëve. 

Basha tha se hapja e shkollave pa masa sigurie dhe pa testuar mësuesit rrezikon të jetë me pasoja në përmasat e pandemisë. Ndërsa gripi sezonal do të jetë një peshë tjetër e rëndë në shëndetin e shqiptarëve nëse nuk merren masa urgjente për vaksinimin masive të popullatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco