‘Gjendja është katastrofike’/ Basha: Mjekët t’i çojnë brenda javës propozime konkrete Ramës

‘Gjendja është katastrofike’/ Basha: Mjekët t’i çojnë brenda javës propozime konkrete Ramës

19:08, 23/09/2020
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në takimin në selinë blu, me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, mbi situatën e pandemisë në vend, nuk la pa thumbuar edhe kryeministrin Rama, që dikur dilte live në facebook, ndërsa tani është zhdukur plotësisht.  

Basha tha ndër të tjera se situata e Covid është katastrofike dhe theksoi se e rëndësishme është që të merren masat për vaksinimin.

Ai po kështu ftoi mjekët që deri në fund të javës të bëjnë gati një propozim konkret drejtuar Ramës.

‘Mjeku i familjes nuk ka protokoll mjekimi dhe as nuk është futur siç kemi rekomanduar, një pjesë integrale e kujdesit shëndetësor për tu përballur. Nëse ke Covid, ose të çon urgjenca në spital, ose rri në shtëpi dhe merr mjekim me celular.

Paketa e rimbursimit për diagnozën dhe mjekimin për të gjithë pacientët me Covid pozitiv. Nuk mund të shkojë asnjë qindarkë vëçse të trajtojë prioritetet e përballjes me pandeminë dhe ndër më kryesorët është që këta njerëz edhe pandemisë kanë qenë në gjendje të këputur ekonomike, tani të kenë rimbursimin e plotë.

Pajisjet investiguese dhe trajtuese, gjashtë muaj pasi ka nisur pandemia vazhdon mungesa në spitale. Çdo shërbim duhet të jetë i paguar nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë. Duhet të kemi minimalisht 2500 testime në ditë, gjë që ia kemi bërë të qartë qeverisë që në fillim.

Kemi 2 çështje të tjera, atë të hapjes së sezonit shkollor ndërkohë që po shohim infektime masive të mësuesve dhe nuk ka asgjë veç formularit qesharak. Mësuesit janë pa maska. Dezinfektantët për fëmijët që duhet ti blejnë prindërit nuk i blejnë. E dyta është sezoni i gripit stinor që kemi kërkuar prej muajit korrik të merren masat. Dyndja në spitale do të jetë e papërballueshme dhe shkalla e menaxhimit do të jetë akoma më e papërballueshme.

Se si do të përballet sistemi shëndetësor në të gjithë vendin për personat që mendojnë se kanë Covid dhe mund të kenë grip sezonal, mendoni këtë situatë dhe nuk është fare teorike, por katastrofë nëse nuk hidhen hapa. Hapi i parë që duhet hedhur është vaksinimi për gripin sezonal.

Njerëzit po flasin për valë të dytë, nuk ka valë të dytë. Më parë dilte i pari i qeverisë live në facebook, ndërsa sot është zhdukur pa lënë gjurmë a thua se nuk ka pandemi.

Brenda javës të dalim me një propozim konkret drejtuar atyre që për fat të keq kanë celësat e qeverisjes. Tani bëhet fjalë për shëndet, për jetën dhe larg qoftë vdekjen e qytetarëve tani. Duhet të themi fjalën tonë se çfarë duhet bërë urgjentisht’

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco