Gjykata Kushtetuese/ Kuvendi hap garën e paracaktuar për Arta Vorpsin

Gjykata Kushtetuese/ Kuvendi hap garën e paracaktuar për Arta Vorpsin

19:03, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ka vetëm një mënyrë që juristja Arta Vorpsi të mos emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese; ajo duhet të mos i përgjigjet thirrjes së shpallur nga Kuvendi mesditën e kësaj të mërkure për plotësimin e një vendi vakant në institucioni e lartë të drejtësisë.

Por, gjasat që Vorpsi të qëndrojë jashtë garës dhe, rrjedhimisht të heqë dorë nga mundësia për të qenë në Kushtetuese, janë shumë të pakta. Dhe këtu ndërthuren elementë të ambicies së juristes me investimin politik të mazhorancës socialiste për emrin e saj.

Emri i saj shërbeu si një “mollë sherri” në përplasjen e ashpër institucionale mes Presidencës, Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në fund të vitit 2019, situatë e cila detyroi të investohej edhe Komisioni i Venecias.

Gara e paracaktuar

Kuvendi i Shqipërisë publikoi thirrjen e radhës për plotësimin e një vakance në Gjykatën e Kushtetuese, pasi një garë e mëhershme e shpallur nga institucioni ligjvënës përfundoi me skualifikimin e të gjithë kandidatëve nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

Në faqen zyrtare të Parlamentit, krahas thirrjes, janë plotësuar të gjithë kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që synojnë postin në Gjykatën Kushtetuese.

Përparësi kanë kandidatët që, krahas kritereve formale që lidhen me vjetërsinë në karrierë, integritetin dhe pasurinë, të kenë ushtruar edhe funksionin e këshilltarit në Gjykatën e Lartë ose Kushtetuese.

Ky kriter, i cili gjendet në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, favorizon Arta Vorpsin, e cila ushtron prej vitesh detyrën e këshilltares në Gjykatën Kushtetuese.

Por nuk është i vetmi. Vorpsi kandidoi edhe më herët për një post në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo u kualifikua nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pavarësisht se u zbulua se juristja nuk arriti të merrte pikët kualifikuese në Shkollën e Magjistraturës.

Më pas, Komisioni i Ligjeve, i drejtuar nga Ulsi Manja, bëri çmos për ta emëruar në Gjykatën Kushtetuese, duke tentuar t’i marrë të drejtën Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarit nën kompetencë të tij.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, nuk pranoi të konfirmonte atë që e konsideroi si “puç institucional”. Në këto kushte, mazhoranca socialiste e nxiti juristen Arta Vorpsi që të betohej si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e zgjedhur nga Parlamenti, pranë një noteri publik.

Ky veprim i saj shkaktoi ilaritet në radhët e juristëve, por edhe një krizë të fortë institucionale. Presidenti Meta kallëzoi penalisht kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të asaj kohe, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, Kuvendin, nën nxitjen e Ulsi Manjës, iu drejtua Komisionit të Venecias për një opinion mbi situatën.

Disa muaj më pas, në qershor 2020, Komisioni i Venecias konstatoi se veprimet e Presidentit ishin korrekte dhe se betimi tek një noter “anës Lanës” ishte një veprim jo-kushtetues.

Pas kësaj beteje institucionale, e cila shpenzoi energji të tepërta, Kuvendi i Shqipëri ka shpallur sërish thirrjen për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gara, megjithëse formalisht e hapur, duket se është e paracaktuar që në fillim. Mjafton që Arta Vorpsi të shprehë vullnetin për kandidim dhe ajo duhet të presë vetëm certifikimin nga mazhoranca socialiste në Parlament, pavarësisht faktit nëse në garë do të ketë kandidatë të tjerë apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fatkeqe-ja 23/09/2020 21:23

Kjo nuk duhet pranuar as ne kopeshtin zoologjik, (se mund te demtohet babuini) e jo me ne gjykaten kushtetuese.

Shto koment

Denonco