‘50 miliardë lekë me tendera të fshehtë’/ Spahiu: Rilindja e babëzitur me vjedhjet

‘50 miliardë lekë me tendera të fshehtë’/ Spahiu: Rilindja e babëzitur me vjedhjet

18:11, 23/09/2020
A+ Aa A-

‘Abuzimi me fondet publike nuk ka limite’, thotë ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, i cili ka denoncuar abuzimin me tenderat nga qeveria aktuale.

Në postimin e tij në Facebook, Spahiu thotë se më i fundit ka të bëjë me tendera të fshehtë dhe raportohet për 50 miliardë lekë.

Sipas Spahiut, rilindja nuk nuk kursen asgjë në babëzinë e saj për të vjedhur dhe se qeveria duhet rrëzuar pasi është kthyer në një grup hajdutësh ordinerë, dhe paralajmëron se nëse nuk bëhet sot, nesër mund të jetë shumë vonë.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut:

Abuzimi me fondet publike nuk ka limite.

Edhe pse kontrollojnë gjithçka, edhe pse çdo tenderim publik bëhen në limitet e fondit të akorduar, edhe pse të njejtat kompani fitojnë çdo “garë”, Rilindja nuk kursen asgjë në babëzinë e saj për të vjedhur.

Lajmi i fundit është abuzimi me ligjin për tendera të fshehtë.

Raportohen 50 miliardë lekë tendera që dhe dikush me njohurite minimale juridike kupton që nuk kanë asnjë lidhje me fshehjen apo sigurinë e transaksioneve të tilla.

Rilindja, në fundin e saj politik, është kthyer tashmë në një sekt banal, hajdut ordiner i xhepave të shqiptarëve.

Ekonomisë shqiptare, me transaksione dhe abuzime të tilla, është njëlloj si ti heqesh oksigjenin të sëmurit në shtrat.

Jemi në emergjence sociale, politike, morale, të rrëzojmë këtë grup hajdutësh ordiner.

Nëse nuk e bëjmë sot, vërtet që nesër do të jetë shumë vonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco