Rama kërkon të intimidojë mjekët/ I thërret nesër në takim

Rama kërkon të intimidojë mjekët/ I thërret nesër në takim

18:04, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, mjekët kanë paralajmëruar protesta në lidhja me pagat dhe kushtet në të cilat punojnë.

Pas njoftimit të protestës, kryeministri Edi Rama ka vendosur që nesër t’i thërrasë bluzat e bardha në takim.

Sipas informacioneve, Rama ka thirrur mjekët në takim nesër në orën 09.30 minuta.

Sindikata e mjekëve ka hartuar një shkresë me 4 kërkesa. Një kërkesë e tyre ishte që të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetë gjatë përballjes me pandeminë e koronavirusit.

Mjekët kanë kërkuar po ashtu rritje të vlerësueshme të trajtimit financiar të personelit.

“Dëshirojmë rritje të vlerësueshme të trajtimit financiar të personelit shëndetësor. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetëso. T’i sigurohen të gjitha kushtet personelit”, thuhet në kërkesat e mjekëve drejtuar qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco