Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Çfarë turpi!/ Vasili: Rama dje i quante mjekët heronj, sot u ndalon të bëjnë grevë

Çfarë turpi!/ Vasili: Rama dje i quante mjekët heronj, sot u ndalon të bëjnë grevë

18:03, 23/09/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka dënuar veprimin e Policisë që u ka hequr të drejtën e protestës mjekëve në QSUT, që kishin paralajmëruar një të tillë ditën e nesërme.

Vasili shkruan se ndërsa Rama dje i quante heronj mjekët, sot u ndalon grevën.

‘Vetë Rilindja i dje i quante heronj mjekët dhe po vetë sot policia saj ju ndalon grevën.

Mjekëve u ndalohet greva nga policia e rilindjes gjoja me sebepin e COVID.

Kur bëjnë Rilindja bën mbledhje partie, kur çojnë qindra policë të shembin teatrin, apo të bëjnë propagandë bashkiake plot me njerëz s'ka asnjë rëndësi COVID.

Po a kanë turp këta.

Çfarë po kërkojnë mjekët?

Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka kërkuar Qeverisë shqiptare :’

1. rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar,

2.sigurimin e jetës së personelit shëndetësor,

3.sigurimin e të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre

4. shpalljen dëshmorë te mjekëve, që humbin jetën në detyrë.

Rilindja paguan miliarda euro per koncesione e tendera sekrete, ndersa kaq pak euro per keto kerkesa minimale te mjekeve nuk i jep kurrsesi.

Çfare turpi!

Rilindasit me Edi Ramen ne krye & Co dilnin neper TV dhe benin sikur çirrnin zemren per mjeket.

Mjeket nuk kane nevoje per duatrokitje ballkonesh, por per mbeshtetje financiare,siguri ne pune , kushte dinjitoze dhe respekt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco