Demokratët zgjedhin kandidatët e tyre/ Ja datat dhe si do të votohet

Demokratët zgjedhin kandidatët e tyre/ Ja datat dhe si do të votohet

17:52, 23/09/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka bërë publik kalendarin e votimit të kandidatëve nga anëtarësia më 12 qarqet e vendit.

‘Zgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia, PD nis votimin në të gjithë vendin. Bëhet publik kalendari për 12 qarqet.

Anëtarësia e Partisë Demokratike nis këtë javë votimin për kandidatët potencialë për deputetë. Kjo është hera e parë që anëtarët e një partie politike në Shqipëri propozojnë dhe votojnë për ata që duan t’i përfaqësojnë në parlament. Votimi është menduar të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë. Anëtarët do të kënë mundësi të kontestojnë 1 kandisat ose të konfirmojnë listën në bllok.

Kalendari i votimeve

Qarku Kukës - 25 Shtator

Qarku Dibër - 26 Shtator

Qarku Gjirokastër - 27 Shtator

Qarku Berat - 28 Shtator

Qarku Shkodër - 30 Shtator

Qarku Lezhë - 1 Tetor

Qarku Durrës  - 3 Tetor

Qarku Elbasan  - 4 Tetor

Qarku Vlorë - 5 Tetor

Qarku Korçë  - 7 Tetor

Qarku Fier - 8 Tetor

Qarku Tiranë - 10 Tetor

Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjedhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale. Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.’

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco