Braimllari me studentët e ekselencës: LSI në shërbim të rinisë, jo siç i përdor rilindja për show

Braimllari me studentët e ekselencës: LSI në shërbim të rinisë, jo siç i përdor rilindja për show

16:53, 23/09/2020
A+ Aa A-

Në një takim me studentët e ekselencës në Korçë, ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka akuzuar qeverinë për largimin e të rinjve nga Shqipëria, për shkak të arrogancës, mungesës së vendeve të punës, mungesës së meritokracisë dhe paaftësisë në drejtimim e instuticioneve të rilindjes.

Sipas Braimllarit, LSI është shtëpia e të rinjve energjikë dhe pozitivë që e duan vendin dhe është e vendosur në shërbim të tyre dhe jo siç i përdor rilindja për fasadë dhe show.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit:

Ne Korçe me Ismeralden dhe studente te ekselences.

Te rinjte po largohen nga Korça dhe nga Shqiperia per shkak te arrogances, mungeses se vendeve te punes, mungeses se meritokracise dhe paaftesia ne drejtimim e instuticioneve te Rilindjes.

Energjia pozitive e te rinjve te Korçes por dhe te Shqiperise kerkon vemendje maksimale ne hartimin e politikave rinore.

Politikat rinore i hartojne dhe i implementojne me mire vete te rinjte.

Ndaj, LSI eshte shtepia e te rinjve energjike dhe pozitive qe e duan vendit.

LSI e vendosur ne sherbim te rinise jo siç i perdor rilindja per fasade dhe show por LSI i perfaqeson ne Keshilla Bashkiak, Parlament dhe vendimarrje.

Me shume mundesi punesimi per te rinjte, politika fiskale favorizuese per te rinjte qe krijojne biznes, meritokraci dhe nje sistem arsimor qe eshte i unifikuar me tregun e punes. Te rinjte do ta bejne Shqiperine shtepine tone.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco