Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

'Klajda i siguroi Shqipërisë statusin kandidat, edhe pse qëllimet e Rilindjes ishin larg BE'

'Klajda i siguroi Shqipërisë statusin kandidat, edhe pse qëllimet e Rilindjes ishin larg BE'

14:43, 23/09/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është bashkuar me qëndrimin e Klajda Gjoshes, ish-Ministres së Integrimit nga radhët e kësaj partie se nuk mund të pritet integrimi evropian i Shqipërisë nga njerëz që e kanë vrarë perspektivën evropiane të vendit.

Pas një kritike të fortë të Gjoshës drejtuar Qeverisë dhe parlamentit, Kryemadhi shkroi në Fb:

“Klajda punoi dhe i siguroi Shqipërisë statusin kandidat edhe pse qëllimet e Rilindjes ishin larg BE, në drejtime të paditura. Por të gjithë bashkë, me vajza dhe djem si Klajda që kanë vendosur të jetojnë si evropianë në Shqipëri, do ta bëjmë të mundur integrimin në BE. Të gjithë bashkë për fëmijët tanë dhe për të gjithë ata që kanë sakrifikuar në këtë vend.”

Klajda Gjosha më herët kishte vërejtur:

 “Sot pamë sërish tek u mblodh Këshilli i Integrimit Evropian në Kuvend. Asgjë e re, asnjë iniciativë konkrete për të ofruar. E vetmja gjë që pamë është përdorimi i Këshillit për interesa politike.

Integrimi nuk është thjesht kapituj që do të hapen dhe do të mbyllen në të ardhmen. Integrimi është kapitulli i jetës së çdo qytetari shqiptarë, është procesi i zhvillimit, transformimit dhe i vlerave, është procesi i dialogut, konsesusit dhe respektimit të marrëveshjeve.

Nga ky këndvështrim nuk mund të presim më asgjë nga njerëz që e kanë vrarë perspektivën europiane të Shqipërisë.

Nuk mund të presim që ky proces të drejtohet nga ata që marrëveshjen e 5 Qershorit e grisën vetëm pak ditë pasi hodhën firmën në të!

Dhe sot Shqipëria qëndron peng i kushteve të vendosura mbi papërgjegjshmërinë qeverisëse.

Integrimi i Shqipërisë ka vetëm një shpresë, largimin e kësaj qeverie dhe gjithëpërfshirjen e të rinjve, grave dhe vajzave dhe profesionistëve në vendimarrjen e vendit!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco