Listat, Meta: Mjaft me autoritarizmin, arrogancën, korrupsionin dhe marrëzinë

Listat, Meta: Mjaft me autoritarizmin, arrogancën, korrupsionin dhe marrëzinë

14:20, 23/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një thirrje tjetër të fortë, qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar t'i japin fund arrogancës dhe të rikthehen në drejtimin e duhur duke filluar që nga respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes konsensuale me opozitën, asaj të 5 qershorit për Kodin Zgjedhor.

I nxitur nga shifrat alarmante të ikjes së shqiptarëve nga vendi dhe që i radhitin ata krahas refugjatëve nga Siria dhe Afganistani, Presidenti shprehet  duke komentuar një statistikë në Fb: 

"Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!

Mjaft me drejtimin e gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!"

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco