U lodh Soreca me ne shqiptarët apo çfarë...?! Pse po na flet me shenja?

U lodh Soreca me ne shqiptarët apo çfarë...?! Pse po na flet me shenja?

13:50, 23/09/2020
A+ Aa A-

U lodh me ne shqiptarët apo çfarë?! - Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, e ka ndarë mendjen t'i dërgojë qytetarëve sot një video mesazh të rrallë pa zë ku shfaqet duke tundur duart dhe prekur sy e veshë, që zor se e kupton njeri ku e ka hallin.

Mirëpo, falë misionit të BE-së në Tiranë, videoja ku Soreca tenton të na thojë diçka, vjen e përkthyer bukur në shqip: Ambasadori na paska dërguar një mesazh ndryshe të gjithëve sepse qenka Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave! Gjuhës, aq të rëndësishme e të domosdoshme kudo në botë.

Dhe ja ç'paska dashur të na thojë ambasadori:

"Të gjithë së bashku duhet të mbështesim dhe të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjuhës së shenjave për përmbushjen e plotë të të drejtave të njeriut të njerëzve që nuk dëgjojnë dhe me vështirësi në dëgjim në Shqipëri dhe në botë."

BE po punon për të hequr pengesat që ndalojnë njerëzit që nuk dëgjojnë dhe me vështirësi në dëgjim të marrin pjesë plotësisht në jetën publike dhe të punojnë. Ne e duam unionin tonë shumëgjuhësh dhe shumëgjuhësia përfshin gjuhën e shenjave!" përfundon mesazhi i Luigi Soreca./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t23/09/2020 14:15

Shko re pirdhu,se vetem kjo ka mbetur pa i mesuar shqiptareve

Shto koment

Denonco