Ikin 34 mijë shqiptarë për azil, Spaho akuzon Ramën: As punë, as investime, as rritje pagash!

Ikin 34 mijë shqiptarë për azil, Spaho akuzon Ramën: As punë, as investime, as rritje pagash!

13:18, 23/09/2020
A+ Aa A-

Edmond Spaho, Nënkryetari i PD-së, ka ngritur sot shqetësimin  e madh të largimit në masë të qytetarëve e sidomos të të rinjve nga vendi, nxitur nga shifrat e fundit tronditëse të Eurostat.

Spaho ka akuzuar qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se janë shkaktarët e këtij fenomeni, pasi nuk arritën t’u japin asnjë perspektivë, qytetarëve të vendit, në dy mandate qeverisje.

“Pasqyrën më të saktë të gjendjes ekonomike e sociale të vendit e përbën largimi i emigrantëve dhe kërkesat për azil, - thotë Spaho në një mesazh në Fb. -  Në periudhën janar 2019 - gusht 2020, janë larguar duke kërkuar azil në vendet e BE-së rreth 34 mijë shqiptarë. 23 mijë prej tyre janë nën moshën 34 vjeç dhe rreth 8000 janë minorenë.

Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, ku moshat e reja nuk gjejnë punë, nuk shohin perspektivë dhe largohen në emigracion.

Kjo gjendje katastrofike e emigracionit është rrjedhojë e mbylljes së 60 mijë vendeve të punës gjatë periudhës së pandemisë së COVID-it, e 100 milionë eurove më pak investime të huaja për 6-mujorin e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, mungesës në Buxhet deri në fund të vitit të rreth 800 milionë eurove të ardhura, rënies së pritshme të prodhimit deri në fund të vitit me 9-11%, mosrritjes për vite me radhë të pagave dhe pensioneve si dhe rritjen e taksave në 7 vite me rreth 4.2 miliardë euro.

T’i japim Ramës dhe propagandës së tij, përgjigjen që meriton me votë, në 25 prill!" ka lëshuar thirrjen në fund të mendimit të tij, Edmond Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana23/09/2020 17:27

N/kryetari me i dobet qe ka patur Partia Demokratike gjate 30 viteve te jetes se saj ....???!!!

Shto koment

Denonco