Ambasadori gjerman: Duhet ngritur Kushtetuesja, është kusht për negociatat

Ambasadori gjerman: Duhet ngritur Kushtetuesja, është kusht për negociatat

11:26, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf u takua me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Pas bisedës së tij me zonjën Vitore Tusha, kryetaren aktuale të Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), ambasadori Peter Zingraf tha:

“Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është e një rëndësie qendrore për demokracinë dhe besimin e shqiptareve dhe shqiptarëve në institucionet e tyre. KED-ja luan një rol të rëndësishëm në plotësimin e pozicioneve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Unë jam mirënjohës për shpjegimet e zonjës Tusha në lidhje me punën e KED-së përgjatë verës, që prej marrjes së funksionit të saj si dhe për hapat e mëtejshëm”.

“Znj. Tusha solli në vëmendje rëndësinë e opinionit të Komisionit të Venecias për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Unë shpresoj se me plotësimin e vendeve të tjera të rivendoset mundësisht menjëherë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese. Ky është një kriter i rëndësishëm edhe për çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat e pranimit në BE. Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë edhe më tej në fushën e reformës në drejtësi”.

Ngritja e Kushtetueses është kërkuar me ngulm ndërkombëtarët, që kanë vendosur si afat fundin e këtij viti. Megjithatë ekspertët druhen se ky afat nuk do arrihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco