PS vendos: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor miratohen më 1 tetor

PS vendos: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor miratohen më 1 tetor

10:32, 23/09/2020
A+ Aa A-

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin për ndryshimet zgjedhore, ndërkohë që ai pritet të diskutohet në ditët në vijim në Komisionin e Ligjeve.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është vendosur që më 1 tetor të votohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshillin Politik ende s’ka konsensus.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, dhe Damian Gjiknuri i PS ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum.

Opozita e Bashkuar ka dorëzuar një kërkesë zyrtare që për çështjet ku nuk ka dakordësi Këshilli Politik t’i drejohet ODIHR. Por kjo është refuzuar nga mazhoranca

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco