Ngritja e Kushtetueses, ambasadori gjerman takohet me Vitore Tushën

Ngritja e Kushtetueses, ambasadori gjerman takohet me Vitore Tushën

10:17, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf është takuar me Kryetaren në detyrë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Ambasadori Zingraf diskutoi me Tushën për reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe nevojën për ngritjen sa më shpejt të institucioneve, si me rëndësi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe shprehu mbështetjen e qeverisë gjermane për këto çështje.

Ndërsa Tusha shpjegoi për situatën aktuale të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, institucion me peshë për procesin e integrimit të vendit.

Tusha soli në vëmendje situatën e krijuar edhe në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, i cili drejtohet prej saj që prej muajit qershor 2020, duke u fokusuar në ecurinë e procesit të përzgjedhjes dhe renditjes së kandidatëve për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco