Lajmi i fundit

Serat me kanabis në Berat/ Policia operacion në Malësinë e Madhe, 6 të arrestuar

Brisida Shehaj kalon te LSI/ ‘Jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistët’

Brisida Shehaj kalon te LSI/ ‘Jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistët’

22:04, 22/09/2020
A+ Aa A-

Ish-drejtoresha e Tatimeve dhe aktualisht drejtoresha e programacionit në RTV Ora, Brisida Shehaj ka dhënë lajmin se ka kaluar me LSI dhe mund të kandidojë më këtë parti në zgjedhjet e ardhshme.

Lajmin e bujshëm e ka dhënë vetë Shehi e ftuar në Oranews.

Meço: Brisida Shehi, përfaqësuese e LSI-së. Je ende drejtoreshë programacioni në RTV Ora, që kuptohet se do ta lësh fushën politike.

Brisida Shehaj: Në një moment të dytë.

Meço: Kjo nënkupton se do të jesh kandidate e LSI-së?

Brisida Shehaj: Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim.

Meço: Pse LSI? Nga Brisi i Tatimeve.

Brisida Shehaj: E thotë vetë fjala, Lëvizja Socialiste për Integrim. Unë jam socialiste, jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistë. Në PS janë socialistët që duan të hanë socialistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco