Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fundo: Rama del poshtë PS në sondazhe, por opozita është e dobët

Fundo: Rama del poshtë PS në sondazhe, por opozita është e dobët

21:34, 22/09/2020
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundo ishte i ftuari i Adi Krastës në programin e tij në SYRI TV.

Ai tha se kryeministri Edi Rama duket i shqetësuar dhe mbledh përditë koordinatorët e fushatës zgjedhore. Sipas tij, për herë të parë Rama ka rënë në sondazhe poshtë 50 përqind.

“Rama është pasionant i sondazheve dhe na rezulton se Rama për herë të parë del poshtë Partisë Socialiste. Kjo ka ardhur për shkak të një konsumi, por edhe prej fatkeqësive të njëpasnjëshme. Kjo vjen edhe prej lodhjes së madhe të shqiptarëve me Rilindjen,” tha ai.

I pyetur nga Krasta se si ka mundësi që Rama ka qenë mbi 50 përqind, ai tha se “fatkeqësisht shqiptarët e kanë pëlqyer Edi Ramën”.

Megjithatë ai shprehu rezerva edhe për opozitën, duke thënë se atë e pret skenari i socialdemokratëve gjermanë, që u futën në koalicion me partinë e Merkel dhe janë mpakur ndjeshëm.

“Basha do jetë krahu i djathtë i Ramës. Kemi një opozitë të dobët, sidomos në terren, opozitë problematike, të kompleksuar, të akuzuar për pazare. Opozita nuk është e bashkuar.

Ajo që i ndodhi socialdemokratëve në Gjermani, do i ndodhë edhe Bashës nëse mban një sy shkelur ndaj Ramës,” tha ai.

Më pas ai komentoi edhe situatën në media, duke thënë se ajo është përçudnuar nga pronarët.

Sipas tij, mediat dhe gazetarët vendosin gjoba. I pyesin nëse kjo i ka ndodhur edhe atij, ai tha: “Unë nuk jam shenjtor. Jam edhe unë pjesë e gazetarëve që gabojnë dhe nxitojnë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco