‘Jam me PS’/ Gazetari: Si po e kapin drejtësinë dhe Bankën e Shqipërisë

‘Jam me PS’/ Gazetari: Si po e kapin drejtësinë dhe Bankën e Shqipërisë

20:12, 22/09/2020
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri denoncoi rastin e bashkëshortes së Vatë Stakës, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që do zgjidhet nga socialistët si pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Sipas Tomorrit, kështu po kapet drejtësia e re dhe Banka e Shqipërisë.

“Shih ca i bëjnë shtetit këta.

Kanë bërë gati 28 firmat në Parlament për të zgjedhur bashkëshorten e Vatë Stakës në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vata është anëtar i KLP-së, Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Si fillim kapim institucionet e drejtësisë.

Por nuk mbaron me kaq. Zonja Staka tha dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë me krenari të madhe se ‘jam anëtare e Partisë Socialiste’. E tha me zë dhe figure kur e pyeti një deputet. Ligji e do bankën të pavarur dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të depolitizuar. Me një gur vrasim dy zogj. Kapim edhe KLP-në, edhe Bankën e Shqipërisë. E mbani mend si bërtisnin për Petraq Milon këta atëherë?

Nga ana tjetër, Sulltani del e thotë tatim zero për të gjitha bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë ose 130 mijë dollarë në vit. Shih sa antishtet dhe të pandershëm janë. Fito 30 mijë dollarë në vit me biznes dhe nuk paguan tatim. Merr rrogë 10 mijë euro ne vit dhe paguan 13 për qind. E shembën shtetin, e masakruan,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco