Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Paloka: Rama në panik nga humbja, do vazhdojmë ta demaskojmë

Paloka: Rama në panik nga humbja, do vazhdojmë ta demaskojmë

18:09, 22/09/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i ftuar në Fax Neës foli në lidhje me ngërçin e krijuar mes palëve politikë në Këshillin Politik, të krijuar për të çuar para Reformën Zgjedhore.

Paloka theksoi se Rama po kërkon që të ndryshojë rregullat e lojës në favor të tij dhe se kjo është një shenjë paniku që ka kapur këtë qeveri, ndërkohë shtoi se opozita do të vijojë që ta demaskojë.

Po ashtu Paloka shtoi se nëse hiqen koalicionet, PD dhe opozita e bashkuar po studiojnë të gjitha formulat optimale dhe po përgatiten, duke  bërë me dije se hapat e mëtejshme do të bëhen publike në ditët në vijim.

“E vetmja shpresë për të minimizuar, humbjen është kjo që po bën. Ky po kërkon që të ndryshojë rregullat e lojës, por ne jemi në fushë. Pasi ke hyrë në lojë dhe ti thuash prit të ndryshojmë rregullat ti heqim një lojtar palës tjetër.

Ne kemi bërë rolin tonë deri tani, atë të demaskimit të asaj që po bën Rama që është deri tani shenja më e qartë e panikut. Ne u kemi bërë të qartë se sot jo vetëm shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, ti tregojmë se çfarë është Rama në të vërtetë. Një njeri që përpiqet të mbijetojë duke krijuar situata të tilla, që ai i mendon në favor të tij.

Nëse hiqen koalicionet, ne nuk jemi duke fjetur, po i studiojmë të gjitha. Në momentin e duhur do të bëhet publike sesi do të ecim ne në hapat e mëtejshme.

Skenarë mund të ketë shumë, ne do të gjejmë optimalin, janë menduar të gjitha formulat. Ne po përgatitemi, do të ishim naiv të mendonim se Rama ka mundësi të ndryshojë rrugë. Garancia e partnerëve është arsyeja se pse ne besuam. Në Këshillin Politik u ulëm për të bërë pjesën tonë lidhur me kushtet që i janë vënë Ramës për integrimin dhe hoqëm detyrimin e opozitës për tu ulur në atë tryezë.”- tha Paloka.

Ndërkohë i pyetur për listat e hapura, Paloka tha se i gjithë debati për listat ka pasur vetëm një qëllim heqjen e koalicioneve

“Kjo e gjitha hapja listash, mbyllje listave, ka pasur një qëllim, heqjen e koalicioneve. Formula është e qartë, kjo formulë nuk ndryshon, asgjë listat janë të mbyllura dhe kryetarët vendosin për çdo gjë. Duhen ca shifra absurdë për të tejkaluar radhët e fundit të asaj që ka vendosur kryetari i partisë.

Nuk është se ne nuk e kemi problem, por e dimë se çfarë loje po bëhet. Ai e di shumë mirë se do të vejë në krye të listës ato që ka vënë në krye qarqeve. Prandaj nuk e ka vrarë mendjen dhe nesër do ti ketë të sigurt në listë.”- tha Paloka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kokepalari22/09/2020 22:47

ku eshte komenti im zoterinj moderatore ?? per fat te keq nuk arrini dot as nivelin e TEMES per demokracine !! ketu tek SYRI nuk behet fjale te botohen komentet kritike!! mos u merzisni se do tju vije fatura!!

t22/09/2020 19:04

Ju po e demaskoni por ai vazhdon avazin e vet pa u sbqetesuar as nga ju,as nga shoqja Kim me veze dhe as nga amballazhoret e tjere qe ngulmuan per tu arrit marrveshja 5 majit

kokepalari22/09/2020 18:23

JU O PALOKE PO TREGOHENI SHUME TE NGORDHUR PER FAT TE KEQ !! NUK DUHET TE ULESHIT FARE ME GJIKNURIN, NUK BETE ZE, TANI PO I LESHONI PE AQ SHUME BARBONIT SA QE MOS U CUDISNI TE MARRE NJE MANDAT TJETER SEPSE NUK I MUNGOJNE PARATE. UNE MENDOJ SE KY BEN DHURATA MAJTAS DJATHTAS NDERKOMBETAREVE, KY ESHTE I AFTE PER CDO GJE!!

Shto koment

Denonco