‘Grante për bizneset që drejtohen nga gratë’/ Xhixho: Bizneset përballen me gjoba në kohë pandemie

‘Grante për bizneset që drejtohen nga gratë’/ Xhixho: Bizneset përballen me gjoba në kohë pandemie

17:33, 22/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka zhvilluar takime me biznese të vogla në njësinë 1 në Tiranë, ku është njohur nga afër me problematikat e këtyre bizneseve, të cilat drejtohet nga femrat.

Në denoncimet e tyre, ata u shprehën se hasen më vështirësi të shumta gjatë kësaj periudhe pandemie dhe se përveç problematikave përballen dhe më një administratë shtetëtore e cila iu vë gjoba.

Teksa theksoi se 90% e bizneseve në Shqipëri janë të vogla, Xhixho tha se programi i LSI, parashikon grante për bizeneset e vogla që menaxhohen nga gratë.

“LSI ka nje plan konkret për mbështetjen e bizneseve me qasjen tonë për të ulur taksat e në këtë mënyrë i japim frymëmarrje biznesit dhe krijojmë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës. Ne do të mbështesim me grante bizneset që drejtohen nga gratë, për të krijuar histori suksesi dhe motivuar gratë të investohen në sektorin privat”, tha Xhixho.

Postim i plotë i Erisa Xhixhos:

E frikshme situata e biznesit të vogël në vendin tonë sidomos në kohë pandemie!

Vitet e fundit bizneset në përgjithësi janë përballur me vështirësi të shumta për shkak të politikave të ndjekura në raport me to, ato përballen ndjeshëm me frikën e një shteti gjobvënës dhe me një administratë tatimore dhe publike armiqësore.

Covid-19 ishte një tregues i fortë se si shteti ynë nuk ka politika favorizuese, lehtësuese apo mbeshtetëse për biznesin e vogël i cili sot është baza e ekonomisë Shqiptare.

Rreth 90% e bizneseve në Shqipëri janë biznese të vogla.

Sot biznesi i vogel vuan mungesën e politikave zhvilluese, infrastrukturës, mbështetjes nga shteti dhe përpiqet të mbijetojë përballë sulmeve dhe lënies pas dore.

Ekonomia e Shqipërisë mund të zhvillohet vetëm me një plan të qartë politikash mbështetëse dhe favorizuese për biznesin e vogël që në fakt është zemra e kësaj ekonomike.

LSI ka nje plan konkret për mbështetjen e bizneseve me qasjen tonë për të ulur taksat e në këtë mënyrë i japim frymëmarrje biznesit dhe krijojmë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës. Ne do të mbështesim me grante bizneset që drejtohen nga gratë, për të krijuar histori suksesi dhe motivuar gratë të investohen në sektorin privat.

Nëpërmjet politikave fiskale favorizuese ndaj bizneseve që punësojnë gra do mund të nxisim bizneset të punësojne gra dhe vajza në sipërmarrjet e tyre.

Për ne biznesi është partner i rëndësishëm , jo armik!

Në 25 Prill së bashku #ShqipëriaShtëpiaJuaj ????????

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco