Alizoti në SYRI TV: Rama një njeri qesharak që mban një post serioz, ndërkombëtarët e kanë braktisur

Alizoti në SYRI TV: Rama një njeri qesharak që mban një post serioz, ndërkombëtarët e kanë braktisur

17:15, 22/09/2020
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites ne SYRI TV, diplomati Tomorr Alizoti, perballe moderatores Armela Ferko, ka komentuar situatën politike në vend.  

Ai e ka cilësuar kryeministrin Rama si një njeri qesharak që mban një post serioz, dhe që është kthyer në një drejtues problematik për shqiptarët.

‘Shqipëria nuk ka investime reale. Me Edi Ramën nuk ka standarde. Opozita dunet të jetë e shqetësuar, por edhe gjithë Shqipëria për këtë njeri.

Edi Rama është një njeri i rrekikshëm. Ai eshtë një narcist që nuk rri dot pa pushtet. Ky e quan veten shpëtimtar, por qëllimi i tij është të mbajë me zor pushtetin', tha Alizoti.

Sipas tij, 'për këtë qëllim Rama do i shkojë deri në fund, nuk do heqë dorë nga hilet. Kjo është një shenjë që e ndjen humbjen, tha Alizoti, sipas te cilit, - Rama është njeri apolitik'.

Per diplomatin, 'ekonomia është në kolaps. Një pjesë e njerëzve janë në arrati. Nuk ke asnjë proces ndërkombëtar të avancuar. Nëse me Berishëm ishte hyrja në NATO, ishte liberalizimi i vizave, çfarë ka bërë ky njeri në 8 vite. Këtu nuk ka asnjë proces, as në intergrim, as në ekonomi', theksoi Alizoti ne SYRI TV.

Sipas Alizotit, 'të gjithë dëmokratët me pakënaqsi, pa kënaqësi duhet të çlirojnë vendin nga një çmendur. PD nuk mund të bëjë mrekulli se nuk e bën dot. Por e ka të gjithë mundësinë ta bëjë Shqipërinë një vend normal me taksa të ulta.’

Në lidhje me marrëveshjen me detin me Greqinë dhe komentet e Ramës, Alizoti i ka cilësuar si banale. 

‘Komentet e tij janë banale dhe ai e ka banalizuar politikën. Teza politike te ai njeri nuk ka. Nëse dikush e pyet për detyrën që mban duhet të ketë një përgjigje serioze. Ai flet, ka plas peshku, flet për midhje, karkaleca. Është injorant i fushës. Është njeri qesharak në një post serioz’, tha Alizoti.

Alizoto komentoi po kështu edhe dështimin e plotë të vizitës së Ramës në Gjermani, ku nuk e priti askush.

‘Vendet që kanë një traditë të madhe në shtetformim e shikojnë nga këndvështirmi i tyre. Një gjerman e shikon në mënyrë të shenjtë kushtetutën. Në syte e këtyre njerëzve, ata e dinë shumë mirë që në Shqipëri nuk kanë të bëjnë me një shtet të së drejtës.

Dhe nëse ky bën një gafë tjetër, ata do i vendosin një embargo. Ata nuk e takojnë, nuk e ka takuar askush. Thjesht ka bërë një takim me një shoqatë. E kanë abandonuar se ky e ka kaluar cakun. Nuk mund ti mashtrosh ata. Të bësh ndryshime kushtetuese pa Gjykatë Kushtetuese. Të gjithë shqiptarët janë të bindur që ky njeri është problem për Shqipërinë', deklaroi ne SYRI TV, Tomorr Alizoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ti-ti22/09/2020 21:48

Nje nga te paktet shqiptare per tu respektuar! Je i vetmi qe ja ke dhi.... katunarit nga vunoja me banore ordinere!

Shto koment

Denonco