‘Gjiknuri tha: Jo, vetëm pyetjet që bëj unë mund t’i shkojnë OSBE/ODIHR, jo të opozitës!’

‘Gjiknuri tha: Jo, vetëm pyetjet që bëj unë mund t’i shkojnë OSBE/ODIHR, jo të opozitës!’

15:12, 22/09/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar nga radhët e LSI, Petrit Vasili, dha hollësira interesante për atë që ndodhi midis palëve në mbledhjen e Këshillit Politik sot, të cilën e bojkotoi socialisti Damian Gjiknuri.

Vasili tregoi: “Sot ne vendosëm në tavolinë draftin. Qëndrimi i Gjiknurit ishte bojkotimi i plotë ose më keq akoma, për të ditur ato që ndodhën mbledhje, tha: “A mund t’i drejtohem unë me një pyetje OSBE/ODIHR?”

Pasi pati dakordësinë tonë të plotë, Gjiknuri tha:“Jo,  vetëm pyetjet që bëj unë mund të shkojnë tek OSBE/ODIHR. Pyetjet që mund të bëjë opozita nuk mund të shkojnë!!!”

Siç e patë, Gjiknuri pohoi dhe e konsideroi thjesht dhe vetëm një këshill konsultativ që nuk ka vendimmarrje, duke marrë një përgjegjësi të rëndë për minimin që kërkon t’i bëjë Këshillit Politik, PS-ja.

Këshilli Politik ka qenë një Këshill vendimarrës dhe produkti i tij sipas marrëveshjes, shkon i pandryshuar në sallën e parlamentit. Ata sot të tmerruar nga ideja e humbjes së zgjedhjeve, thonë se është Këshill konsultiv dhe Gjinkuri tha qartë se partitë politike e bëjnë ligjin sipas interesit të tyre.

Por ne nuk jemi këtu si opozitë e bashkuar për interesat tona politike, por për shqiptarët që të zgjedhin të lirë dhe të vendosin vetë kë do të qeverisë”, theksoi Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco