Debati për listat, PD: PS sërish refuzoi t'i drejtohemi OSBE/ODIHR, presim të reflektojë

Debati për listat, PD: PS sërish refuzoi t'i drejtohemi OSBE/ODIHR, presim të reflektojë

14:55, 22/09/2020
A+ Aa A-

Opozita e Bashkuar në Këshillin Politik ka treguar sërish durim sot  dhe u shpreh se po pret që Partia Socialiste të reflektojë sa më parë për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR për të dhënë ndihmën e nevojshme për disa çështjeje themelore lidhur me listat e zgjedhësve.

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së, tha pas mbledhjes se “sot, PS sërish refuzoi që t’i drejtohemi OSBE/ODIHR dhe përfaqësuesi I PS bojkotoi mbledhjen e Këshillit  Politik, edhe pse ishim të gatshëm të vazhdonim me një konsensus. Ne jemi të gatshëm këtu që duke përfaqësuar interesat e zgjedhësve  shqiptarë të vazhdojmë detyrën. Presim që PS të reflektojë sa më parë”.

Opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik  kërkesën për t’iu drejtuar për asistencë, OSBE/ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord.

A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?
A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR?
A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?
A e minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?
Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco