Braimllari në SYRI TV: Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe po i ushtron presion drejtorëve

Braimllari në SYRI TV: Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe po i ushtron presion drejtorëve

14:36, 22/09/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i ftuar në emisionin Mesditë në Syri TV ka deklaruar se Edi Rama është i vetmi që ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe prandaj ai nuk ka bërë asnjëherë garë. Braimllari shton gjithashtu se Rama ka filluar të ushtrojë presion ndaj administratës shtetërore duke i kërkuar të bëjnë fushatë dhe të mbledhin vota për Partinë Socialiste, gjë të cilën e kanë të ndaluar me ligj ta bëjnë.  Gjithë ky presion nga qeveria sipas Braimllarit vjen sepse Edi Rama është i humbur në zgjedhjet e 25 prillit.

Pjesë nga Intervista e Endrit Braimllarit për Syri TV:

"Edi Rama është i vetmi person që ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ai kishte frikë kur kandidonte përballë Maqo Lakrorit në Partinë Socialiste, aty u tmerrua, imagjinojeni tani të jetë në një proces të lirë çfarë bëhet, ai është i frikësuar, është i vetmi person që nuk ka bërë asnjëherë garë, është iu vetmi person që e ka marrë fitoren në tavolinë.

Ai mendon se në këtë mjegull të madhe që po krijon do favorizojë Edi Ramën dhe njerëzit e tij, por kjo është e gabuar sepse ekonomia është e rrënuar, të rinjtë dhe të rejat po e lënë përditë vendin sepse nuk ka mundësi punësimi në vend, sepse pagat janë të ulëta dhe nuk përballohet dot kosto e jetesës. Qytetarët janë mjaft të qartë, ka 2-3 javë që Rama mbledh deputetët.

Njëherë grupin parlamentar, njëherë kryetarët, njëherë Kryetarët e Bashkive imagjinarë, pra të emëruarit e tij dhe i bën presion dhe i thotë nga 50 vota çdo punonjës administrate. U çon një formular dhe që është denoncuar tashmë dhe nga opozita, pra u jep formularë dhe punonjësve të shërbimit civil që nuk i lejohet të bëjë fushatë, ai thjesht ka të drejtë vote, ndërsa anëtarit të thjeshtë të administratës u kërkon 20 vota. Pra ka filluar të ushtrojë presion sepse ai është i humbur. Dhe dje në mbledhjen e grupit parlamentar u tha të zbresin në bazë që të tregohen të drejtpërdrejtë me njerëzit dhe t’i largojmë drejtorët arrogant.

Pse, tani u kujtuar ky, 6 muaj para zgjedhjeve që të heqë drejtorët e tij arrogantë?! 

Po këto 4 vite që ky e ka shkatërruar vendin nuk ia fal njeri dhe qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm. Jo të ndërrojë drejtorë, jo ministra, por dhe sjellë të tijtë më të pastër dhe pse e ka të vështirë të gjejë njerëz të pastër, sepse dhe qytetarët e panë vetë që dhe në një proces fiktiv zgjedhor monist,  ky nuk arriti dhe i vetëm të gjente kryetarë bashkish të pastër. I ka të gjithë me rekorde kriminale."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco