Këshilli Politik/ Gjiknuri: Opozita nuk solli propozime, por veç deklarata

Këshilli Politik/ Gjiknuri: Opozita nuk solli propozime, por veç deklarata

14:39, 22/09/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Edi Ramës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri duke folur mediat pas mbledhjes së sotme, ka thënë se opozita erdhi me të njëjtat propozime për bllokim.

Sipas tij, opozita duhet të vijë me propozime konkrete dhe jo me deklarata nëpër studio.

‘Për aq kohë sa kemi politike debate nuk mund ti drejtohemi ODIHR. Hajdeni me propozime konkrete. Zonja Hajdari ka një draft, të vijë edhe ata.

Ky këshill është bërë për të diskutuar me opozitën jashtë parlamentare.

Në Këshill duhet të vijnë me propozime dhe jo me studio e deklarata, por të shkruar në letër.

Tentativat përsëriten të njëjtat letra njëherë në shqip e njëherë në anglisht, që bëhen vetëm për të minuar këtë proces. Ne nuk do ta lejojmë këtë, në ditët që mbeten ne jemi të gatshëm 24 orë për propozimet e tyre, si të duan ata. Ne përtej edhe pse kishim rekomandimet ODHIR për çështje konkrete, zgjodhëm të plotësojmë kërkesat e PD. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje dhe ububu ç'qenka kjo gjë e re. Ne kërkojmë që të vijnë me përmbajtje konkrete. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit. Po s'u diskutua këtu, do e diskutojmë në Kuvend, formula jonë është më e mira për hapjen e listave.

Kjo është hapja e listave 100% se zgjedhësit i jepet e drejta të zgjedhë çdo votues. Siguron përfaqësimin e denjë dhe vlerësimin nga ana e popullit të kandidatëve. Ligjet zgjedhore janë politike, çdo parti kur vjen puna për mënyrën se si shpërndahen mandatet nisen nga interesa politike. Nuk po prekim asnjë element nga marrëveshja e 5 qershorit’, deklaroi Gjiknuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/09/2020 17:35

Rama po i realizon qellimet e veta per fituar vota ne tavoline,kurse opozita ibjen fyllit te osbe/odihr,me sa duket po i pelqen qe te mbeten ne fuqi listat e mbyllura.mareveshja 5 majit u nenshkru ne toke amerikane me suportin e shoqes kim,dhe tani qe rama e hodhi poshte me ndryshimet kushtetuese shoqja kim rri e ben sehir dhe i del ne mbrojtje prokuroreve majtiste te spak,duke vazhduar keshtu qellimet e sorosit qe drejtesia gjoja e re shqiptare,por me prokuroret e vjeter,te jete nen pushtetin e rames.

Shto koment

Denonco