‘Do t’ju sjell emrat dhe mbiemrat e mësuesve me COVID’: Berisha publikon mesazhet nga shkollat e vendit

‘Do t’ju sjell emrat dhe mbiemrat e mësuesve me COVID’: Berisha publikon mesazhet nga shkollat e vendit

14:01, 22/09/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha, duke lexuar dhjetëra mesazhe që i kanë ardhur nga të gjitha anët e vendit, ka dalë në përfundimin se epidemia në Shqipëri ka një përhapje shumë më të madhe sesa deklarohet nga institucionet shtetërore. Berisha ka nënvizuar se qëndrimi i Kryeministrit për të mos kryer testime në masë, me qëllim që të fshihet përhapja e vërtetë e sëmundjes, është kriminale.

“Përhapje e madhe e COVID-19 në shkolla. Qëndrimi i Edvin Hajdutit është kriminal! Mos testoni që të mos zbulohen rastet dhe të fshihet përhapja e madhe e pandemisë në vend, - vëren Berisha në Fb. -  Lexoni mesazhet e mësuesve, pedagogëve dhe nxënësve dixhitalë," - fton ish-Kryeministri për tekk faktet.

Përshëndetje Dr. Sali Berisha

Sot në Tiranë, në shkollën “Besnik Sykja”, janë infektuar 10 mësues, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e mban të fshehtë lajmin, Akoma bëjmë shkollë dhe nuk na kanë anuluar. Anonim ju lutem.

Përshëndetje z .Berisha.

Si i vetmi zë i ketij vendi për te zgjidhur hallet e problemet e pafundme të ketij shteti hajdut e kriminel desha t’ju vë në dijeni se në gjimnazin "Ismail Qemali" kanë rezultuar pozitiv me COVID disa mësues të kësaj shkolle. Kjo gjë është mbajtur e fshehtë dhe mësimi ka vazhduar normalisht.Sikur të mos mjaftonte kjo shumica e mësuesve janë paraqitur ne orët e mësimit pa maska duke vënë në rrezik jetën e nxënësve dhe kolegeve te tyre.Ju lutem publikojeni që të merren masa urgjente. Anonim të lutem.

Doktor, në gjimnazin e Kavajës ka shpërthyer COVID!

Disa mësues rezultojnë pozitivë me koronavirus ndërkohë që prej një jave kanë dhënë mësim nëpër klasat plot me nxënës. OK, mësuesi tashmë është karantinuar, po me nxënësit çfarë do të bëhet? Po me familjarët e tyre? Sepse kjo punë shkon zinxhir!!! T’ju them një fakt tronditës: gjimnazistet e Kavajës duke qënë se nuk kanë godinë, pasi ka nja 5 vjet në rikonstruksion, zhvillojnë mësimin në një shkollë 9- vjeçare "Rilindja"

Pra, e kuptoni se çfarë katastrofe mund t’i vijë nesër Kavajës nga kjo papërgjshmëri totale e autoriteteve lokale e atyre shëndetësore?! Ne që kemi fëmijët në atë shkollë, si t’ia bëjmë? Mund të dalë Ministria e të thotë që ne u kemi bërë tamponët para se me fillu shkolla?! Jo! Tamponat janë bërë ditën kur shkolla ka filluar. E nëse do të dalin të bëjnë shown e radhës rilindasit, do t’ju sjell edhe të gjithë emrat e mbiemrat e mësuesve që kanë dhënë mësim javën e kaluar dhe sot rezultojnë pozitiv me COVID.

Përshëndetje Prof. Dr. Sali Berisha.

Unë jam një lektore në Universitetin e Durrësit. Çdo ditë dëgjojmë raste pozitive me COVID-19 në këtë institucion, dekan, lektor, sekretare dhe asnjë nuk flet për të mos i prishur “imazhin” UAMD. Po na marrin në qafë. Nuk tregojnë nëse dikush del pozitiv dhe të kemi mundësi që të karantinohemi nëse kemi patur kontakt. Nuk mbajnë as maska dhe as distancat nuk respektohen. Qëndrojnë në zyra të vogla gjysmë metri larg nga 3-4 punonjës. Shumë shpejt fillojnë provimet dhe jemi të tmerruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco