Delegacioni amerikan shmangu Thaçin apo presidencën?

Delegacioni amerikan shmangu Thaçin apo presidencën?

13:40, 22/09/2020 Nga Tomorr Avdia
A+ Aa A-

Ka disa muaj që përveç masave shtrënguese ndaj pandemisë, institucioni i presidentit të Republikës së Kosovës, po përballet dhe me një izolim tjetër.

Përjashto kontekstin shëndetësor si faktor kryesor që ka ndikuar në anulimin e shumë vizitave e takove, një tjetër element, këtë radhë juridiko-politik, ka ndikuar që lajmet për takimet e Presidenti Thaçi me homologet apo nivelet e tjera të rangut të përafërt, janë në piken më të ulët që kur është themeluar ky institucion në vitet e 90-ta, nga presidenti i ndjerë Rugova.

Rasti më i freskët ishte mbrëmë, kur dhe për ndarjen e një dekorate, akt ky simbolik, duhet të shkohet në ‘shtëpinë’ e tjetrit, në zyrën e kryeministrit, pse jo dhe oponent politik pasi që, pranuesi i saj, duket se heziton të kalojë nga zyra e Presidencës.

Kjo tregon kur në krye të institucioneve të rëndësishme, askund dhe në asnjë rast nuk të sheh si individ, por, si përfaqësues zyrtar, prandaj, humbja e kredibilitetit, në këtë rast të individit, Thaçit, reflekton direkt në institucionin që përfaqëson.  

Ceremonia e dhënies dekoratës, janë përcaktuar me ligj, ato janë të rregulluar si në aspektin e kompetencës në rastin konkret të kreut të shteti, Thaçit, i cila pak ditë më parë ka dekoruar Presidenti Trump dhe ambasadorin Grenell.

Ambasadori Grenell, mbrëmë zbarkoi në Prishtinë me një delegacion të lartë ekonomik-politik, por, ndryshe nga herët tjera, ku së pari shkonte dhe takonte presidentin Thaçi në zyrën e tij, këtë herë, ai shmangu Thaçin dhe presidencën.  

Këtë fines diplomatik të cilën realizoi, i dekoruari i Thaçit, i cili në momentin kur ishte në hapësirën, mes zyrës së kryeministrit dhe presidentit, pas pritjes ai ju drejtuar ekipet të tij, duke ju thënë ‘Go head’ (vazhdojmë më tej) drejt derës së kryeministrisë.

Por, duke parë këtë situatë, presidenti Thaçi, tërësisht i shmangur jo vetëm nga tavolina e bisedimeve dhe e firmave, por, nga e drejta për të realizuar një akt ceremonial të dorëzimit të dekoratës, ai nxitoi ta bëjë në zyrën e kryeministrit.

Duke rënë ndesh me kompetencat e tij, dhe të kryeministrit, pasi në bazë të ligjit të protokollit të shteti në atë zyrë dekoratat i ndanë, kryeministri dhe jo presidenti.

Siç ishte pa nuanca dhe me një ceremonial gjysmë ‘ilegal’, shto këtu dhe ‘problemin’ që pati presidenti Thaçi me përkthyesin zyrtarë, pranuesi i dekoratës, ambasadori Grenell, me shpejtësi e mori dhe pa hapur e dërgoi të protokolli i tij.

Ai shpalosi ca falënderime, me fytyrë të ngrysur, ku dukje si një ‘fajtor’, por, ajo që po bënë shefi i shteti nuk i bën nderi as atij, as presidencës, as shtetit tonë.

Një këshillë z. President, kjo ceremoni do të duhej bërë në një kohë tjetër, dhe në selinë e presidencës, pasi ambasadori Grenell, duket se ka shumë punë në rajon dhe vizitat e tij do të jenë shpeshta në Prishtinë.                  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco