Gjiknuri refuzon OSBE/ODIHR-in: Nuk mund të firmos letra të njëanshme

Gjiknuri refuzon OSBE/ODIHR-in: Nuk mund të firmos letra të njëanshme

13:06, 22/09/2020
A+ Aa A-

'Letër e njëanshme e retorikë politike'.

Kështu e ka konsideruar përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, letrën e opozitës së bashkuar për OSBE/ODIHR. Në mbledhjen e radhës së Këshillit Politik, Damian Gjiknuri u shpreh se nuk mund të firmos letra të njëanshme, të cilat në këndvështrimin e tij janë vijim i retorikës politike.

“ODIHR i drejtohemi vetëm me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet. Tek ODIHR drejtohemi për mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas 14 janarit, ODIHR i kërkohet opinion për çështje të administrimit zgjedhor”, mësohet të jetë shprehur Gjiknuri në mbledhjen e Këshillit politik.

Kujtojmë se opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE/ODIHR për disa çështje themelore, për të cilat palët nuk bien dakord. 5 pyetjet kryesore, të ngritura në kërkesën e paraqitur nga opozita, kërkojnë përgjigje për:

1.A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?
2.A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.
3.A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?
4.A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?
5.Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

Në letrën drejtuar OSBE/ODIHR, ku shpjegohet edhe qendrimi i palëve, opozita thekson se koha e përgjigjes është shumë e rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco