Denoncimi/ Autori i dy vrasjeve, Tragaj fitues i tenderit në portin e Durrësit

Denoncimi/ Autori i dy vrasjeve, Tragaj fitues i tenderit në portin e Durrësit

13:00, 22/09/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme një fakt të rëndë, ku porti i Durrësit i ka dhënë një tender një të dënuar për dy vrasje.

Sipas denoncuesit, Ardian Tragaj është pronari i një kompanie në Durrës, i cili ka fituar një tender nga Autoriteti Portual i Durrësit, që e ka marrë pa shpallje paraprake.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Autori i dy vrasjeve, Tragaj fitues i tenderit ne portin e Durrësit!

Ai fiton tenderin e pastrimit me gjashtëfishin e vlerës qe shpenzonte koncesionari për këtë proces.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Përshëndetje Dr. Berisha. Uroj jeni mire.

Rastësisht zbulova nje skandal qe është bere tek Porti i Durrësit me prokurimet. Me rezulton qe ne datën 10.03.2020 (botuar ne Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 12, date 17.03.2020, fq. 262-263) pra sapo kishte filluar karantina, APD me një procedure me negocim, pa shpallje paraprake te njoftimit te kontratës i ka bere nje dhurate te majme shoqërisë ‘Clean City’ shpk me NUIS L52223513S.

Konkretisht, APD i ka dhene 2.039.604 leke pa TVSH kësaj shoqërie për pastrimin e ambienteve te jashtme te Terminalit te Kontejnerëve te Portit te Durrësit i cili sapo ishte marre nga koncesionari Durrës Container Terminal.

Skandalet janë disa fish:

-se pari: eshte bere me negociim pa shpallje, pra ne fshehje dhe arbitraritet te plote. Nje prokurim i tille smund te behej me ane te nje procedure te tille.

-se dyti, rezulton nga te dhenat e QKB se pronar ne masen 100% te kesaj shoqerie Clean City shpk me NUIS L52223513S eshte Ardian Tragaj, piktori qe u be i famshem ne vitin 2012 pasi vrau me kallashnikov ne mes te dites shtetasit Sulejman Shehu (49 vjec), Durim Pashollari (50 vjec) dhe plagosi Erjon dhe Beglie Shehu, nene e bir. Eshte tronditese per kujtimin e viktimave dhe nje mesazh i rende per publikun qe autori i nje vrasjeje te dyfishte qe mund te ishte edhe e katerfishte te mund te fitoje tendera dhe parate e taksave tona nderkohe qe vuan denimin me 35 burgim. Nje vrases fiton tendera me negociim nga burgu! Kaq poshte kemi rene!

- se treti, eshte abuzivizem i paster dhe dhurate bere ketij krimineli pasi kete sherbim, ne kohen kur Terminalin e kishte koncesionari, e bente shoqeria Fjona 2006 Shpk, me NUIS K31321510F e cila per kete sherbim paguhej nga koncesionari ne shumen e 50.000 lekeve pa TVSH ne muaj per pastrimin e ambjenteve te brendshme dhe te jashtme te Terminalit te Kontejnereve (pra nje volum pune me i madh sesa ky qe eshte tenderuar nga APD). Rezulton qe APD po paguan rreth 6 here me shtrenjte kete sherbim sesa koncesionari.

-se katerti: Ketu lind edhe pyetja edhe perse APD nuk i eshte drejtuar per negociim shoqerise Fjona 2006 e cila kishte vite qe e kryente kete sherbim por i eshte drejtuar nje vrasesi ne burg? Pergjigja e kesaj pyetjeje heq perfudimisht çdo dyshim qe jemi perpara nje favorizimi te paster ne tender dhe nje dhurate bere ne keto muaj perpara zgjedhjeve nje krimineli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Do marre tendera edhe kur te jete PD ne pushtet. E22/09/2020 18:53

Ardian Targaj eshte kushuri i pare i Lefter Kokes (cun teze, nenat e tyre, jane motra). Pyeteni dhendrin e Terit, Alqi Bllakon se si eshte dhene tenderi....

Shqiptari22/09/2020 13:15

KA MUNDESI QE ARDIAN TRAGAJ TE FUTET EDHE I 3-Iti NË LISTËN E DEPUTETËVE TË RILINDJES PËR QARKUN E DURRËSIT (LISTAT 100% TË HAPURA SIPAS TAULANT BALLËS). SEPSE "TRIMA" DHE "BIZNESMENË" TË TILLË NA DUHEN EDHE NË PARLAMENTIN E ARDHSHËM TË BEKUAR EDHE NGA OSBE/ODIHR, BE DHE SHBA!

Shto koment

Denonco