Dekoratë për 'vrasësin' e Esat Pashës/ Mesazh për ‘tradhtarët’ e sotëm?

Dekoratë për 'vrasësin' e Esat Pashës/ Mesazh për ‘tradhtarët’ e sotëm?

12:51, 22/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me dekoratë Avni Rustemin në 125-vjetorin e lindjes.

Meta i dha pas vdekjes Dekoratën e Flamurit Kombëtar për aktin e vrasjes së Esat Pashë Toptanit.

Ky vlerësim vjen në kohën kur në vend janë ndezur debatet për shitjen e interesave kombëtare nga qeverisja.

“Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.

Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës,” thekson Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gimi22/09/2020 16:47

Sdahet dot dhe presidenti nga fryma 50 vjeçare komuniste.Kuptohet që e bën për patriotizëm por duket i tepërt ky veprim.

Daj Jaku22/09/2020 16:26

Rekomandoj ish komunistëve dhe këlyshave të tyre, Ilir Meta, Spartak Ngjela, Sali Berisha, Petrit Vasili dhe companisë së tyre të majtë të lexojnë librin: Shqipëria e Viteve 1878-1928 Roli i elitës politike. Autor Historiani i arshivave (jo i politikës) Xhaferr Sadiku. Pastaj të vazhdojnë, po patën sadopak ndershmëri intelektuale, të njollosin emrin e Esad Pashë Toptanit, heroit të Shkodrës... Renditi Shqipërinë në krah të Antantës, duke siguruar njohjen e saj në konferencën e paqes me kufijtë e 1912. E vranë me vrasës me pagesë dhe e shanë vetëm komunistët që bënin politikën e Moskës në Shqipëri. Vazhdojnë e shajnë vetëm komunistët dhe ish komunistët, duke injoruar të vërtetat historike arshivore, jo ideollogjike. Me dokumenta është e vërtetuar kush e armatosi dorën e killerit me pagesë, kriminelit Avni Rustemi. Mbrojtja e kriminelit u organizua nga komunistët francezë nën ndikimin e komunistëve rusë. Ishte kjo linjë që përfundoi me grushtin e shtetit komunist në qershor 192. Rikthimi i Zogut zbuloi 300 mijë stërlinat (një shifër marramendëse për kohën) që Zinovievi i Leninit i dërgoi Nolit dhe kriminelëve të tij komunistë për të realizuar reformat komuniste në Shqipëri. Eshtë turp i kombit shqiptar që edhe 30 vite mbas ngordhjes së komunizmit gjakatar, këlyshët e tij të vazhdojnë të shtrembërojnë historinë në favor të ideollogjisë. Një personazh si Ilir Meta president është obobobobobo. Ti na qënke komunist ore presidenti i emëruar nga i biri i kristaq kriminelit ... sa çudi e madhe!!!

Lulzim Blloku22/09/2020 15:02

I pa harruar qofte Emri i Avni Rustemit dhe i Libohoves qe lindi dhe rriti patriote .

Dulla22/09/2020 14:52

Eshte me e ndershme te dekorosh gjelat e detit qe shiteshin tek busti se sa Avniun.Mjere ne per presidentin,kryeministrin, dhe opoziten qe kemi.

Koment22/09/2020 13:23

Po si mund te dekorohet Avni Rustemi, ishte i i pari i cili mori brumim Bolshevik sa dhe vrasjen nen ate brum e beri. Po me tej ai sterviti Beqir Valterin per te vrare Ahmet Zogollin ne Parlament nen mbikqyrjen e Fanolit.

Shto koment

Denonco