VIDEO/ Balla zihet ngushtë para gazetares Ambrozia Meta, sulmon SYRI TV

VIDEO/ Balla zihet ngushtë para gazetares Ambrozia Meta, sulmon SYRI TV

12:23, 22/09/2020
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u zu ngushtë nga gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta, teksa kishte dalë në një prononcim për mediat lidhur me propozimin e PS për hapjen e listave, që në fakt i mbyll ato.

“Pse nuk bëni një formulë të thjeshtë që shqiptarët të zgjedhin 100 përqind të zgjedhurit,” e pyeti gazetarja, kurse Balla deklaroi se kjo është një formulë e marrë nga disa vende europiane.

Ai u vu në siklet kur u pyet se përse Shqipëria, si vend kryesues i OSBE/ODIHR, nuk merr nga ekspertiza e tyre për këtë çështje.

“ODIHR dhe Komisioni i Venecias, e ka thënë qartë se këto janë çështje që i përkasin sovranitetit,” tha ai.

I pyetur se përse nuk e pranojnë ekspertizën e tyre, kur ata janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë, Balla sulmoi si zakonisht gazetaren e SYRI TV, duke thënë se ajo flet në emër të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco