Zbulohet rroga e vëllait të Edi Ramës, Olsit, si drejtor i klubit të futbollit 'Partizani'

Zbulohet rroga e vëllait të Edi Ramës, Olsit, si drejtor i klubit të futbollit 'Partizani'

11:39, 22/09/2020
A+ Aa A-

Kreu i FSHF Armando Duka gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka shpjeguar situatën e krijuar në  bllokimin e superligës, pas kërkesave të futbollit kundrejt qeverisë.

“Bojkoti është mjeti i fundit për të sensibilizuar qeverinë të mbajë premtimet e dhëna për ta kthyer futbollin në një ekonomi që të mbajë veten. Nuk kërkojmë të mbahen 12 premtimet e kryeministrit, por kemi kërkuar vetëm 4 prej tyre”, u shpreh Duka duke shtuar se qeverisë i mjafton të marrë dhe të implementojë një model qoftë ai gjerman, i Kosovës apo hungarez.

Më tej, kreu i FSHF u shpreh se ndryshimet e kërkuara nga futbolli kanë një ndikim të pallogaritshëm në buxhet, por për buxhetet e sportit, që kanë një vlerë minimale, do të jepte një incentivë.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me deklarimet minimale të pagave të futbollistëve, Duka mori si shembull rrogën e deklaruar të vëllait të Kryeministrit.

Fevziu: Sa janë rrogat e futbollistëve?

Duka: Janë të niveleve të ndryshme nga 200 euro në 6 apo 7 mijë euro.

Fevziu: Kryeministri ka thënë që futbollistët janë të siguruar me pagën minimale të ndryshme.

Duka: Kjo është të flasësh në studio pa asnjë argument, unë po i jap vetëm një argument Kryeministrit, që vëllai i tij është i siguruar për 5 milionë lekë në sport. Është nga njerëzit që paguhen nga klubet sportive dhe si ai ka shumë te tjerë. Ndërkohë ka edhe të tjerë e që deklarojnë shumë më pak nga sa paguhen realisht.

Duke vijuar më tej, kreu i FSHF Duka tha se falja e tatimit të të ardhurave për një periudhë të caktuar do ta ndihmonte zhvillimin e futbollit.

“Kryeministri në mars 2019 ka thënë që do të heqim tatimin për të ardhurat e futbollistëve për 5, 7 dhe 10 vjet. Pastaj vendimi doli vetëm për dy vjet”, tha Duka duke përfunduar se bojkoti do të vazhdojë nëse nuk gjendet zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri23/09/2020 18:52

Shembeni kete dreq klubi te kuq , komunist !

Taqi22/09/2020 13:53

Po ti Zoti Duka sa e ke rrogen kur shet ndeshjet e kombetares

Shto koment

Denonco