Milo në Çim Peka Live: Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht për integrimin, evropianët nuk të japin bonuse para zgjedhjeve

Milo në Çim Peka Live: Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht për integrimin, evropianët nuk të japin bonuse para zgjedhjeve

23:01, 21/09/2020
A+ Aa A-

Në ‘Çim Peka Live’ është komentuar edhe vizita e Ramës në Gjermani, ku nuk u prit nga kancelarja Merkel.

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo tha se nuk është problem se Ramën nuk e priti Merkel, por se Rama nuk ka përmbushur kushtet e integrimit.

‘Vizita e z. Rama nuk ka patur për objektiv të takonte Kancelaren Merkel.

Agjenda ka qenë një takim në Bavari dhe në një institut.

Përsa i përket deklaratave të z. Rama, e para është që çështja e hapjes se negociatave, nuk varet se nga fakti se sa herë do ta kontaktojë Rama në Gjermani, Merkelin.

Por do të varen nga 15 kushtet që janë vendosur.

Është thënë që duhet të përfundojë ligji zgjedhor, sot e kësaj dite nuk ka përfunduar.

Nuk të japin dritë jeshile në Evropë pa përfunduar ligji zgjedhor.

Kushti tjetër është ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, që nuk ka gjasa, po nuk u bë deri në fund të dhjetorit.

E treta duke qenë se ndodhet para zgjedhjeve, askush nga BE nuk merr përsipër ti japë qeverisë shqiptare një bonus kaq të madh për të hapur negociatat. Nuk ka ndodhur. E kanë bërë gjithmonë. Nuk bënin bonuse të tilla para zgjedhjeve. ‘

Në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave, Aldo Bumçi tha se e vetmja zgjidhje është largimi i Ramës.

‘Integrimi në Europë nuk është çështje lobimi, as marrëdhënie me Evropën, por sa e ndryshon ti këtë Shqipëri.

Sa i respekton ti si shtet të drejtat themelore të njeriut, të mediat, a ka ky vend gjykata.

Në Bruksel presin rotacionin.

8 vite i dhanë mbështetje Ramës. Dhe çfarë bëri?

Kemi marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në 7 vjet. Çfarë bëri? E shkeli me dy këmbë.

Pse? Sepse nuk i dolën kalkulimet për të fituar zgjedhjet. Kjo bëri që të shkelmojë marrëveshjen në prani të BE dhe Amerikës.

Ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka më institucion që kontrollon ligjet, ka 3 vjet.

Ligji antishpifje, ku e gjen ky njeri këtë guxim që të kundërshtojë Venecian.

Merkeli nuk e pret. Kushtet shtohen. Ka një zgjidhje. Zgjidhja është vetëm largimi i këtij njeriu.

Ndërsa analisti Nesho tha se Rama është një rrezik të na përjashtojnë plotësisht nga çështja e Integrimit.

‘Unë jam dakord që jemi shumë larg Evropës.

Rama dështoi në kushtin kryesor me shqiptarët, në marrëveshjen me Bashkimin Evropian.

Një njeri që kërkon të marrë një mandat tjetër, që nuk tregon distancim nga ata që vodhën vot, mos u habitni që të na heqin fare nga Bashkim Evropian’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco