Nesho në Çim Peka Live: Rama një ‘delivery boy’, i paqartë dhe qesharak në politikën e jashtme

Nesho në Çim Peka Live: Rama një ‘delivery boy’, i paqartë dhe qesharak në politikën e jashtme

22:20, 21/09/2020
A+ Aa A-

Në ‘Çim Peka Live; të ftuarit kanë komentuar edhe marrëveshjen e detit me Greqinë si edhe vizitën e Ramës në Athinë dhe atë me Erdogan.

Diplomati Agim Nesho, tha se Rama nuk ka një politikë të qartë të jashtme, dhe na ka bërë të dukemi qesharak në sytë e Evropës

‘Rama duhet të ishte për interesat e Shqipërisë. Kryeministri na ka bërë të dukemi qesharakë në sytë e botës. Rama nuk ka një politike të qartë. Por po sillet si  një ‘delivery boy. Tani Rama flet për të shkuar në Gjykatë. Por në Gjykatë nuk shkohet pa patur një marrëvëshje’.

Ndërkohë që ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, tha se nuk mjafton vullneti politik për të shkuar në Gjykatë për këtë çështje.

‘Vërtetë ia bëri kërkesën Gjykatës Kushtetuese Partia Socialiste. Por marrëveshjen nuk e rrëzoi Edi Rama por Gjykata Kushtetuese me rezultatin 9-0.

Ne nuk duhet të vendosim në dyshim vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, pasi ka qenë i argumentuar dhe i saktë dhe është pikë reference në negociatat sot me Greqinë.

Për të shruar në Arbitrazh nuk mjafton vullneti politik.

Rama ka shprehur vullnet politk, por nuk mjafton.

Mesa duket nevojat janë të njëjta për të arritur kompomis mids palëve, atëherë patjetër duhet një arbitër ndërkombëtar.

Nëse qeveria aktuale ka vendosur që të shkojmë për gjykim në Gjykatën Ndërkombëtare, nuk ka asgjë të keqe, por duhet patur kujdes, duhet të kemi një grup negociator me integritet, që kur të bëhen atyo pyetje Gjykatës, të jenë të qepura mirë.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco