Bylykbashi: Rama do të heqë koalicionet pasi është i mundur nga opozita e bashkuar

Bylykbashi: Rama do të heqë koalicionet pasi është i mundur nga opozita e bashkuar

21:55, 21/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Ogert Bylykbashi, në emisionin ‘5 pyetje me Babaramon’ u shpres se ‘Rama do të heq koalicionet se humbet para opozitës së bashkuar, pragu 3 % eliminon partitë e vogla’

Oerd Bylykbashi i cilësoi partitë e vogla si graso mes partive të mëdha duke u dhënë alternative shqiptarëve që të mos jenë dy blloqe në garë, por me pragun elektoral 3 % shumica e tyre ndalin së ekzistuari pasi nuk e kalojnë dot.

Sipas Bylykbashit Rama kërkon vetëm të heq koalicionet pasi i trembet opozitës së bashkuar, ndërsa theksoi se formula e koalicioneve e hartuar me konsensus në 2003 është e duhura dhe se mund të ruhet me hapjen e listave 100 %.

"Lista e hapura 100% dhe koalicionet siç janë mund të punojnë pa probleme. I vetmi problem është si do hartohet fleta e votimit por dhe për atë e kemi një zgërdhije. Por Ramës i leverdisë vetëm të heq koalicionet pasi nuk e përballon dot koalicionin e opozitës së bashkuar. Ky këshill është ndërtuar mbi konsensusin dhe jo votimi mazhoritar, për këtë kanë parlamentin le ta bëjnë atje. Nëse e bëjnë me votim mazhoritar se i teket Rama po deshëm votojeni po deshët jo, as mos të vijë fare në këshill. Rama nuk do të gjejë konsensus. Pragu prej 3 % pothuajse të gjitha partitë e vogla nuk e kapin dot dhe do të jetë shfarosës për shumicën e partive të vogla. Koalicioni siç e kemi hartuar së bashku në 2003 është një ombrellë që shpëton partitë e vogla por reale që shërbejnë si graso e sistemit në mënyrë që të mos ketë vetëm dy parti të mëdha dhe të ketë dhe alternativa të tjera", tha Bylykbashi.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco