‘Rama gënjen për listat e hapura’/ Hoxha: Do të heqë koalicionet se i japin vota opozitës

‘Rama gënjen për listat e hapura’/ Hoxha: Do të heqë koalicionet se i japin vota opozitës

21:51, 21/09/2020
A+ Aa A-

Sipas analistit Artan Hoxha, Rama përdori pretekstin e listave të hapura sikur ia kërkoi opozita qytetare, por në fakt janë 100% të mbyllura.

Në një intervistë për Oranews, Hoxha tha se ‘koalicioni i sotëm opozitar është një front i gjerë kundrejt mazhorancës dhe për këtë Rama përdori pretekstin e listave të hapura, me demek që ia kërkoi opozita qytetare, vetëm se pamë ato listat e hapura që në fakt janë 100% të mbyllura’.

‘Populli po gënjehet. Vetë kryeministri ka thënë se hapja e listave ka mbështetje në popull dhe i bën mirë demokracisë, prandaj po e bën. Tani i thotë popullit që po i hap listat 100%, që është një gënjeshtër, pasi listat janë po aq të mbyllura sa ishin. Nuk është çështja a do të punojmë më kandidatëve’, ka thënë Hoxha.

Për hoxhën, ka shumë vende që janë më shumë demokratike dhe kanë lista të mbyllura.

‘A i është vënë njerëzve në dorë që të ndikojnë te përzgjedhja e kandidatëve të partive? Përgjigja është jo, sepse u është dhënë si një iluzion, si teori, që është e pamundur në praktikë. Këtu gënjeshtra është 100%. Ka plot vende që janë shumë më demokratike dhe kanë lista të mbyllura. Vendi nuk demokratizohet nga hapja e listave. Kjo është një mënyrë që të bëhet demokracia më e drejtpërdrejt. Por këtu gënjehet dhe ky është problemi’.

Analisti theksoi gjithashtu se qëllimi i Rilindjes është heqja e koalicioneve duke prishur formulën që i jep vota frontit opozitar, sipas tij.

‘Natyrisht që debati është heqja e koalicioneve, ky është qëllimi kryesor i Rilindjes, që të prishë një formulë që i jep vota frontit opozitar. Si kundërargument nga mazhoranca u tha se kërkohet publikimi i kandidatëve dhe bëhet fleta e votimit shumë e madhe. Por fleta çarçaf bëhet kur hapet lista, jo kur ekzistojnë koalicionet. Doli edhe një formë tjetër ku shkruhen numra dhe fleta bëhet e menaxhueshme. Tjetër argument u përdor që vota për partinë A shkon te partia B, por këto parti janë brenda në një koalicion dhe e mbështetin këtë subjekt. Me pragun elektoral, i bie që ka raste kur vota shkon te partia kundërshtare, çka është më absurde se kur vota shkon te partia aleate’, ka përfunduar Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco