Milo: Rama bën deklarata atipike, do ishte e pafalshme nëse...

Milo: Rama bën deklarata atipike, do ishte e pafalshme nëse...

21:03, 21/09/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në emisionin Çim Peka LIVE, komentoi situatën e diplomacisë shqiptare mes Brukselit dhe Stambollit.

“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen, vendi ynë është BE-ja. Ne jemi europianë dhe e ardhmja jonë është në Europë. Do ishte një gabim i pafalshëm, në rast se dikush e shmang Shqipërinë nga rruga e integrimit evropian dhe rruga e aleancës me BE,” tha ai.

“Pavarësisht nga deklarimet atipike të kryeministrit shqiptar, nuk besoj se zoti Rama të mund të jetë i atij mendimi që të bëjë aleancë me një vend joevropian, por që është realitet shumë i madh gjeopolitik dhe ekonomik për Shqipërinë,” tha Milo.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka peshë në politikën e jashtme.

“Prandaj përpjekjet për të luajtur një rol ndërmjetësues mes Turqisë dhe Greqisë, unë mendoj se jemi një vend i vogël dhe nuk kemi një peshë të madhe në politikë të jashtme, ndaj kemi qenë dhe mbetemi më shumë projekt sesa faktor ndikues.

Unë personalisht nuk mendoj që zoti Rama ka marrë përsipër një mision kaq delikat. Shqipëria është tepër e vogël për të hyrë mes Turqisë dhe Greqisë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/09/2020 10:00

Ramziut nuk i intereson as be as turqia as greqia,te gjitha keto i ka opsione ne mbeshtetje te nje qellimi te vetem,atij te mbajtjes te pushtetit.

Shto koment

Denonco