FOTOREPORTAZH/ Tirana e betonit, qendra mbytet me ndërtime shumëkatëshe

FOTOREPORTAZH/ Tirana e betonit, qendra mbytet me ndërtime shumëkatëshe

14:40, 21/09/2020
A+ Aa A-

Që Tirana është kthyer në një qytet katrahurë që kur Erion Veliaj është bërë kryebashkiak, kjo nuk do ‘as men e as kalem’.

Qyteti është nën pushtetin e betonit të lejuar me firmën e Veliajt. Vetëm pak ditë më parë, një raport ndërkombëtar tregonte se në Tiranë me firmën e Erion Veliaj pastrohen miliarda euro, para të pista.

Këto para po pastrohen pikërisht me ndërtime në kryeqytet, ndërtime kudo pa asnjë studim urbanistik të më parshëm.

Por jo vetëm kaq. Me ardhjen e Erion Veliajt në krye të bashkisë, Tirana është bërë një qytet i pajetueshëm, pasi në çdo rrugë dhe rrugicë trafiku i makinave është kilometrik.

Kjo ka sjellë edhe rritjen e nivelit të ndotjes në nivele alarmante, siç edhe theksohej në raportin e fundit të agjencisë evropiane të ndotjes.

Sipas këtij raporti në Shqipëri më shumë njerëz vdesin në 1 ditë nga ndotja e ambientit se koronavirusi Covid 19.

Për të u'a ilustruar këtë gjendje, ka menduar fotografi Malton Dibra i Agjencisë LSA që ka sjellë një kolash me foto nga Tirana që po betonohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramatika21/09/2020 15:44

Shqipja perdor apostrofin per te rrezuar ë-ne fundore (psh te pjesezes të te lidhores). Pra shkruhet: “për t’ua treguar/shfaqur (ne vend te fjales ilustruar)...” dhe jo “për të u’a....” Fjala kolash shkruhet “kolazh” (fjalet e huaja shkruhen siç lexohen ne ate gjuhe). Gjithesesi, thelbi i problemit qe kerkon te ngreje artikulli eshte babezia e djalit te fikut dhe ky pronlem qendron

Shto koment

Denonco