Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Ngrihet rrjeti i `spiunëve` në administratë, caktohen edhe pagat që do të marrin

Ngrihet rrjeti i `spiunëve` në administratë, caktohen edhe pagat që do të marrin

13:56, 21/09/2020
A+ Aa A-

Institucionet kyç të administratës publike do të kenë të atashuar koordinatorët antikorrupsion që do raportojnë rregullisht për raste të dyshuara.

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar Dikasteret ku do të vendose rrjeti i koordinatorëve, ashtu si dhe pagat e këtyre të fundit, ndërkohë që do të jenë pjesë e organikës dhe strukturës së institucioneve.

Në nivel qendror koordinatorë antikorrupsion do të kenë: Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Inspektorati  Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria

Qendrore e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ndërsa në nivel rajonal coordinator të rrjetit atikorrupsion do të kenë: drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, drejtoritë rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe drejtoritë rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit parauniversitar.

Pagën më të lartë do ta ketë Koordinatori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që do të trajtohet në nivelin II-a, ndërkohë që në institucionet e tjera, anëtarët e këtij rrjeti do trajtohen me pagat e niveleve II-b e më poshtë./Scan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andi21/09/2020 16:58

Keta koordinatiret qe do te emerohen mos valle kane rene nga qielli qe nuk do te korruptohen?Nese jane te tille le ti emerojne ne krye te institucioneve qe do te monitorojne ne menyre qe taksapaguesit te mos paguajne per dopjoadministrate.Ne nje vend pune na del se duhet te paguajme edhe drejtuesin e institucionit , edhe koordinatorin per korrupsion, me fjale te tjera rojen qe drejtuesi i institucionit te mos vjedhe.E mqs roja na qenka me i ndershem se drejtuesi i institucionit atehere me mire te veme rojen drejtues institucioni.Nuk ma do mendja se kjo behet per arsye elektorale???..per te hapur ca vende pune??..per te punesuar ca njerez, se prag fushate i thone..!

Daj Jaku21/09/2020 15:19

Shumëfishohen postet e parazitëve në muajt e fundit para zgjedhjeve, formë e kamufluar e blerjes së votave. Pago o popull me bukën tënde të gojës këta mijra e mijra njerëz që rrojnë pa bërë asgjë dhe marrin qyl (qelepir yxhym lezet) rroga të majme vetëm që të sundojë i marri i madh (me kokë, trup e bark ariu të pangopur).

t21/09/2020 14:20

Me spiuna do e luftoje korrupsionin km me i korruptuar ne bote,apo shton punonjes fiktiv vetem per vota

Shto koment

Denonco