Pas refuzimit gjerman të Ramës, PS mbledh sot grupin parlamentar

Pas refuzimit gjerman të Ramës, PS mbledh sot grupin parlamentar

09:48, 21/09/2020
A+ Aa A-

Partia Socialiste do të mbledhë sot grupin e saj parlamentar për çështjet më të fundit politike.

Në mbledhjen që do të kryesohet nga Taulant Balla, do të ketë disa tema që do të diskutohen.

Mbledhja vjen vetem pak ditë pas një vizite të dështuar të Ramës në Gjermani nga ku mori nje mesazh të qartë për refuzimin europian të iniciativave të tij për të manipuluar procesin zgjedhor.

Balkanweb shkruan se përveç zgjedhjeve të 25 prillit, organizimit të fushatës dhe raportimeve javore nga drejtuesit politikë, prioritet mbetet reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

PS tashmë ka propozuar draftin e saj dhe ka premtuar me anë të përfaqësuesit të saj, Damian Gjiknurit që deri më 30 shtator kjo çështje do të përfundojë.

Po ashtu pritet edhe një datë e mundshme për Asamblenë e PS, prej të cilës do të dalë dhe Kryesia që do të jetë përgjegjëse e organizimit të zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco