Skandali i 21 shtatorit/ I la në banesat e dëmtuara, tani Rama bën fushatë me ta

Skandali i 21 shtatorit/ I la në banesat e dëmtuara, tani Rama bën fushatë me ta

09:34, 21/09/2020
A+ Aa A-

Një vit më parë, një tërmet i rëndë goditi kryesisht pjesën qendrore të vendit, duke shkaktuar panik dhe dëme të shumta materiale. Tërmeti i 21 shtatorit ishte parathënës i një tërmeti më të madh, atij të nëntorit.

Për fatin e keq, shumë banorë u lanë sërish në banesa të dëmtuara nga tërmeti i shtatorit deri kur erdhi goditja e madhe e 26 nëntorit.

Rasti më flagrant ishte në Thumanë. Shumë pak u hetua për faktin se përse banorët u lanë duke pritur vdekjen në ato godina.

Skandali që do kishte shkarkuar çdo qeveri në botë, as nuk e lëkundi fare qeverinë e Edi Ramës.

Përkundrazi, një vit më pas, Edi Rama e kujton atë tërmet duke thënë se ka strehuar 65 familje të dëmtuara nga ai tërmet. Ai ka postuar edhe një video duke shkruar: “Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”.

Për vdekjet nuk flet kush...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco