Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Richard Grenell sot në Prishtinë, më pas në Beograd, Athinë dhe Jeruzalem

Richard Grenell sot në Prishtinë, më pas në Beograd, Athinë dhe Jeruzalem

07:31, 21/09/2020
A+ Aa A-

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell pritet që nesër të qëndrojë në Prishtinë si pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi Ekzekutiv Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, njofton VOA.

Delegacioni amerikan, pjesë e të cilit do të jenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Departamenti i Energjisë dhe Biznesit në Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe udhëheqës të sektorit privat.

Delegacioni përveç Prishtinës, do të qëndrojë edhe në Athinë, Beograd dhe Jerusalem.

Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar paralajmëron hapjen e zyrës së parë në rajon duke vendosur një prani të përhershme në Beograd që “do të lehtësojë zbatimin e projekteve me përparësi si Autostrada e Paqes, që do të mbështesin hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në rajon”.

Kjo Korporatë Banka për Eksport-Import, nënshkruan gjatë kësaj jave letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, për të ndihmuar financimin e Autostradës së Paqes, ndërmjet të dyja vendeve.

Nënshkrimi i letrave pasoi dakordimin e Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Ambasadori Grenell shkroi në rrjetin twitter se “zbatimi i marrëveshjes Kosovë – Serbi është përparësi e administratës Trump”. 

Vizita e delegacionit në katër vende pason “Marrëveshjet e Abrahamit”, për normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin.

Pjesë e dakordimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte edhe pajtimi ndërmjet Izraelit dhe Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco