Presidenti Meta: Hapni listat ose largohuni!

Presidenti Meta: Hapni listat ose largohuni!

10:40, 20/09/2020
A+ Aa A-

"Hapni listat ose largohuni! - Me këtë thirrje drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës ka dalë sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, për ngërçin më të ri që po shfaqet në politikë.

“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, - shkruan Meta në Fb, -  vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni!” ka nënvizuar Presidenti.

Në vijim, kreu i shtetit ka shtuar një artikull të analistit Artan Hoxha, ku qartësohen dritëhijet e kësaj situate të krijuar së fundmi në Këshillin Politik midis palëve, pas propozimeve të Partisë Socialiste për koalicionet dhe listat.

Nga Artan Hoxha - Dhelpra, lejleku dhe listat e hapura

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco