Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Dibranët e rrëmbejnë Metën në valle, Presidenti: Mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë

Dibranët e rrëmbejnë Metën në valle, Presidenti: Mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë

09:43, 20/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka mbetur me përshtypje të papërshkrueshme nga pritja që i është bërë në Zall Dardhë të Dibrës këtë fundjavë. Meta ka publikuar një video, ku shfaqet edhe në mbrëmje duke kërcyer me banorët mikpritës të zonës, me këtë shënim emocionues: “Një mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë. Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë!”

Më herët, pasi ka ndjekur koncerte dhe ka zhvilluar takime me të rritur e me fëmijë, Presidenti ishte shprehur me këto fjalë: “Dibra trime dhe e mençur, simboli i qëndresës së shqiptarëve, ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri dhe identitet kulturor. Para Atdheut dhe flamurit kombëtar dibranët kanë qenë krenarë, dhe gjithmonë gati në mbrojtje të tyre.

Zall Dardha është një nga fshatrat e kësaj treve me histori të madhe që gjithashtu ka spikatur edhe si krahinë e artistëve, rapsodëve dhe valltarëve të famshëm, burim i pashtershëm i talenteve të reja.

Artistët e saj ndër vite kanë qenë një shembull i madh frymëzimi, dhe model i pasionit e përkushtimit për transmetimin brez pas brezi të traditave, zakoneve dhe vlerave unike folklorike të kësaj treve atdhetare."

Në mirënjohje të kontributit të dhënë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare, pata kënaqësinë të nderoja me tituj të lartë, në vendlindjen e tyre, disa personalitete të shquara të etnografisë, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare të Zall Dardhës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco