Gjiknurin flet për ‘çunat Problematikë’: Çdo familje e ka nga një

Gjiknurin flet për ‘çunat Problematikë’: Çdo familje e ka nga një

19:31, 19/09/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri Damian Gjiknuri foli në emisionin ‘Kjo Javë’, në News24, lidhur me akuzat mbi ‘çunat problematikë’.

E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa nëse e bezdis kjo frazë, Gjiknuri u shpreh se nuk e bezdis fare, pasi sipas tij, kjo është një shprehje që përdoret nga 90% e shqiptarëve.

‘Nuk më bezdis fare, sepse këtë shprehje e përdor 90% e shqiptarëve, për arsye nga më të ndryshme, qoftë edhe prindërit kur një fëmijë mund ta kenë pak më problematik se tjetrin. Politikanët maten nga veprat, jo nga akuzat që iu bëhen.

Sa më shumë je i besuar politik apo në qendër të vendimmarrjes, aq më shumë akuza do të kesh. Politikani duhet të mësohet me këto. Kështu që nuk më bëjnë përshtypje fare. Për gabimet e mia flasin vetëm organet e drejtësisë’, tha Gjiknuri.

Ndërsa lidhur me pyetjen se kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS dhe çfarë pritet prej saj, Gjiknuri theksoi se; ‘Nuk e di kur mund të bëhet. Tashmë PS ka hyrë në fushatë zgjedhore, janë përcaktuar drejtuesit e qarqeve dhe për mendimin tim PS duhet të funksionojë si një shtab elektoral, me objektiva konkretë. Për mua e rëndësishme është që të kemi një organizim në funksion të fushatës elektorale’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Palma20/09/2020 08:39

Fillimi i veprimtarisë grabitëse të këtij hajduti fillon me palmat e ngordhura të autostradës, Ato ishin për tu djegur dhe u morën kundrejt një pagese ndaj nesh që do ti digjnim. Pasi u vodhën këto lekë, u faturuan edhe 5 mijë dollarë për çdo rrënjë, gjasme se u blenë. U bë marrëzia më e madhe e historidë duke mbjellur pemë (palma gjigande) anash korsive të autostradës. U vodhën lekët e shtetit (taksat e popullit) dy herë për blerjen, një herë për mbjelljen dhe hera e katërt për shkuljen dhe djegjen. Ky është Damjan Gjiknuri, djali problematik i Edvin Ramës, ky që vjedh palma, vjedh zgjedhje, .... ky është përfaqsuesi i bandës së 40 hajdutëve të Edvin Ali Babait në Këshillin Politik të konsensusit për Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Daj Jaku19/09/2020 21:08

Ato "organet e drejtësisë" tuaj të cilave i referohesh, i keni bërë si organet tuaja gjenitale.

Valbona19/09/2020 20:55

damiani eshte nje nga 5 hajdutet e Rames..dhe Rama e ka shitur te dytin per ta futur ne burg. Pergjegjesi ka opozita qe pranoi te bashkepunonte me nje megahajdut si Damiani. I cili eshte shpallur hajdut nga Majko ne Ministrine e Mbrojtjes. Dhe ne Ministrine e Brendshme. Pyesni ne ambasaden franceze sesi ka vjedhur me vizat. Por vjedhjet me te medha i ka bere si minister i Rames dhe sher pordhe...por po vjen koha qe politikane pordhace si damiani te flasin pas hekurave.

Shqiptari19/09/2020 20:23

MOS KI MERAK O PLEHRE SEPSE PO VJEN KOHA KUR DO TE FLASIN VERTETE ORGANET E DREJTESISE SE VERTETE DHE JO ORGANET E "DREJTESISE" TE BANDES RILINDJA!! E DI VETE TI DHE SATRAPI I SURRELIT SE KU DO TE PERFUNDONI TI DHE "CUNAT TUAJ PROBLEMATIKE"!! TANI VAZHDO JEPI TALL BYTHEN EDHE 6 MUAJ!!! TE SHIKOJME SE SI DO TE BILBILOSH PRAPA HEKURAVE ; "POLITIKAN" LESHI!!!

Shto koment

Denonco