Gjekmarkaj dhe Muç Nano përplasen për mandatin e tretë të Ramës

Gjekmarkaj dhe Muç Nano përplasen për mandatin e tretë të Ramës

17:40, 19/09/2020
A+ Aa A-

Në intervistën e sotme për gazetën MAPO, analisti Agron Gjekmarkaj ka hapur një polemikë me gazetarin Mustafa Nano, i cili është shprehur se Rama e meriton një mandat të tretë.

Gjekmarkaj arsyeton dhe sjell argumentet, pse kjo s’mund dhe s’duhet të ndodhë.

Gjekmarkaj: ‘Para pak ditësh, dëgjoja mikun tim dhe gazetarin e njohur Mustafa Nano i cili gjykonte me fjalor të padenjë liderin e opozitës dhe i dukej e natyrshme që Rama të merrte një mandat të tretë pas 22 viteve pushtet real, pa ndonjë argument të qenësishëm. Deri këtu në rregull, se është brenda bindjeve të veta. Por si një person për të cilin ushqej stimë, e ftoj të bëjë një hulumtim logjik; Të shohë raportin mes premtimeve dhe realizimeve të kësaj qeverie në të dy fushatat e saj, të ndjekë jetën ekonomike të Edi Ramës, të ministrave, deputetëve, funksionarëve, kryetarëve të Bashkive, të drejtorëve dhe të nxjerrë konkluzionet e veta! Nëse do, le t’i gjykojë edhe intelektualisht e profesionalisht pa harxhuar kohë për ata që u larguan nga dekriminalizimi.

Të gjykojë procesin e integrimit dhe ngecjet në të, produktin e reformave ekonomike e politike, të bëjë listën e tenderave publikë në 8 vite dhe të koncesioneve e të shohë kush i ka marrë dhe si janë realizuar, po kaq raportin me mediat, ligjin e antishpifjes, një televizion i mbyllur për të cilin taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë 110 milion euro, një tjetër nën sekuestrim i rrethuar me policë të armatosur rëndë si në ndonjë vend ku sapo është kryer një grusht shteti, të pyesë ndonjë pensionist, polic, mësues, në i është rritur pensioni apo rroga në këto vite.

Po Republika e kanabisit, trafiku i drogës dhe kërcitja e pushkëve sokaqeve çdo ditë? T’i hedhë një sy listave të INSTAT-it sa shqiptarë e kanë braktisur vendin në këto dy mandate, në fund, një analizë teksti ligjërimit të Edi Ramës, gjuhës në parlament dhe jashtë tij, krahasimin e PS-së së Nanos meqenëse kishte ditëlindjen para pak ditësh dhe Rama e uroi me Rilindjen e sotme, si ka evoluar demokracia e brendshme ku bëhej debat i ndezur e i gjallë te memeclleku aktual, dhe nëse arrin në përfundimin që ky burrë meriton një mandat të tretë, hallall i qoftë Muçit dhe Ramës’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ReBo19/09/2020 21:32

Nqs fiton psikopati nje mandat te trete, atehere do te jete vete Muci qe do ike nga syte kembet.

skender19/09/2020 21:20

ish i djathte sot monster

Sokoli19/09/2020 20:37

Muçi ka një kujtesë të shkurtër dhe harron si peshku. Çfarë thotë në mëngjes nuk e thotë pasdite. 8 vjet më parë,ishte dakord e thoshte se Rama duhet të thërriste nën armë të gjithë çunat problematikë: horra, kriminelë, trafikantë, njerëz të hurit e të litarit, llumin e llumit, gjithë qelbësirat, vetëm e vetëm që të vinte në pushtet. Dhe ashtu u bë. Pas 8 vitesh jemi duke pritur si delja e zezë pas dyerve të Europës, jemi shtet narkotik, shtet pa shtet, pa institucione drejtësie , me parlament të jashtëligjshëm, me parlament qesharak e njëpartiak, më të varfër, pa demokraci , pa liri, me ligje si batuta: Kçk, apo neni 55 i antishpifjes e me njëmijë faqe të zeza, duke përfshirë edhe braktisjen masive të vendit. Jemi të vjedhur e të përbuzur nga qeverria më idiote që ka njohur historia e bota. Nga njerëzit që s'kanë turp mund të presësh gjërat më monstruoze. Nga ata që duan pushtet absolut, famë, qoftë edhe për keq, apo pasuri duke vjedhur popullin me nga 20 milion km i rrugës, mos prit asgjë të mirë. Prandaj, Muçi na thotë se e meriton edhe një mandat të tretë! Por , kush përmbush porositë e armiqëve, ai është tradhëtar i kombit.

Piro19/09/2020 19:55

Ky eshte ai qe bente thirrjen :”...Te mblidhen te gjithe qelbesirat e ta heqim S.Berishen....( sigurisht qe edhe vete ishte nga grupi i tyre)...

paga e luftes19/09/2020 19:39

Muc Nano ka thene te emisioni i Roland Qafokut se kjo qeveri eshte qeveria me e korruptuar ne keto 30 vjet. Tani thote se duhet te marre nje mandat te trete. Si duket Muci paska marre kestin e trete.

t19/09/2020 19:34

Lefin qente jargevarur per kockat qe u ka hedh padroni rama

kadri hasbiu19/09/2020 18:19

ne rastese edvin mostra eshte bastard ky muqi nones eshte bastardi bastardeve nuk di car ti shtoj tjeter ketij kurve burr

Shto koment

Denonco