Rama i përgjigjet Metës nga Gjermania: Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës

Rama i përgjigjet Metës nga Gjermania: Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës

17:02, 19/09/2020
A+ Aa A-

Pas deklaratave të forta të presidentit Ilir Meta në drejtim të Edi Ramës, ka ardhur edhe përgjigjja e kreut të qeverisë nga Gjermania.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët një ditë më parë, presidenti Meta tha mes të tjerash tha se 'grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, se është më i fortë'.

I pyetur lidhur me këto deklarata, kryeministri Rama tha se nuk i ka ndjekur deklaratat e Metës, duke shtuar se nuk përbëjnë asnjë surprizë.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen.

Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve nga një formulë absurde, në një formulë që e kanë të gjitha vendet evropiane', tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/09/2020 21:16

Edvin Rama (më mirë do ishte të quhej Kodra Bregu) sepse vazhdimisht flet kodra pas bregut, të cilat arrin ti kuptojë vetëm Spjerdhopalla.

t19/09/2020 19:41

Presidenti e paska me rrotullimin e henes,kurse kryerivdekja e ka me vizat e kokaines,por rrotullimi i henes shkakton baticat dhe zbaticat ne toke,kurse vizat e kokaines delirancat dhe halucinacionet

pa emer19/09/2020 18:22

vendi me i afert i henes eshte vendi i Erdoganit. miku i METES????

Shto koment

Denonco