Hapni Listat 100%! Boll më me lojra për marrëveshje kulisash për t’i mbyllur ato në dëm të demokracisë

Hapni Listat 100%! Boll më me lojra për marrëveshje kulisash për t’i mbyllur ato në dëm të demokracisë

15:17, 19/09/2020
A+ Aa A-

Nga Erisa Xhixho/

Me lista të hapura nga i pari tek i fundit kandidat i çdo partie, me qëllim që zgjedhësit të vendosin se ke duan të çojnë në Kuvend!

Asnjë truk, asnjë hile, asnjë mashtrim për të favorizuar të zgjedhurit e kryetarit!

Këtë kërkojnë qytetarët dhe kjo duhet bërë!

Propozimi i Partisë Socialiste për mbylljen e listave me formulë ku qytetarët nuk mund të vendosin me voten e tyre se kush do t’i përfaqësojë në Kuvend pas 25 prillit te vitit të ardhshëm, dëshmon se sa fasadë kanë qënë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.

Propaganda e kësaj maxhorance për hapje listash ra, duke treguar edhe një herë sa frikë ka nga vota dhe perballja me qytetarët pas shkaterrimit që i kanë bërë vendit.

Listat duhen hapur për të rikthyer shpresën se vetem fuqia e votës mund të sjellë ndryshimin në përfaqesim duke përfshirë në parlament individë me integritet , profesionistë ku vendimarrjet e tyre t’i marrin në interes të njerëzve dhe vendit.

Parlamentit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe besimi i qytetarëve, e që të bëhet kjo, qytetarët duhet të vendosin.

Hapni Listat 100%!
Boll më me lojra për marrëveshje kulisash për t’i mbyllur ato në dëm të demokracisë dhe cilësisë së përfaqësimit!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besnik19/09/2020 17:00

Vetem ti nuk duhet te flasesh.Ti qe nuk shperndave qe ne filim kete parlament jolegjitim( i cituar nga meta vete ).Faji per gjithe kete rremuje e ke ti qr mbajte ne kembe narkoramen.Pranda rri ne karrike deri ne 2022 dhe mos bej gjoja fjalime te zjarrta.Te njohu ky popull se cfare burri dole.

Shto koment

Denonco