Pas vizitës së Ramës në Greqi, Ministri grek edhe me i sigurtë: Po punojmë për shtrirjen deri në 12 milje

Pas vizitës së Ramës në Greqi, Ministri grek edhe me i sigurtë: Po punojmë për shtrirjen deri në 12 milje

14:41, 19/09/2020
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur së fundmi për çështjen e marrëveshjes me detin me Shqipërinë.

Greqia ka shprehur pretendimet për zgjerim të territorit detar nga 6 deri në 12 milje, ndërsa kjo ka ndezur debat në skenën politike shqiptare.

Lidhur me këtë, ministri grek është shprehur se zgjerimi është një e drejtë që i takon Greqisë, ndërsa është përcaktuar edhe në Konventën Ndërkombëtare. Ai ka theksuar se po shqyrtojnë veprimet e duhura për këtë zgjerim.

Ndërkohë që kryeministri Rama deklaroi se çështja duhet të kalojë në gjykatat ndërkombëtare, kreu i diplomacisë greke shprehet se behët fjalë për një të drejte ekskluzive të njohur në vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta.

“Qëllimi ynë është që gradualisht të caktojmë, gjithmonë në kuadrin e Ligjit Ndërkombëtar, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, kur kërkohet, me fqinjët tanë. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, situata është e duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Shërbimet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po përpunojnë lëvizjet e nevojshme për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në Jon fillimisht, ndërsa do të ketë përgatitje për zona të tjera për t’u ndjekur. Është një ushtrim i një të drejte ekskluzive të njohur në vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta “, ka thënë Dendias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

drin19/09/2020 18:43

Ligjet dhe konventat ndërkombëtare për detrat sidomos ato të BE-së që janë miratuar së fundmi thonë se është e drejta e çdo shteti të zgjerohet deri në 12 milje detare, por të gjitha ato theksojnë se, “Jo në dëm të ndonjë shteti tjetër”. Në këtë rast bëhet pa dakortësi dhe ne dëm te Shqipërisë. Ndryshe përse shteti grek nuk e çoi çështjen prej kohësh në gjykatën ndërkombëtare, por kërkonte marrveshje me shtetin shqipëtar? E shkruar apo e pashkruar historikisht dihet që zgjerimet territoriale bëhen ose me marrveshje ose me luftë.

Opinisti19/09/2020 16:33

Pika te sheros ka per te mare greqia .te ptanoje te shqiptare ne greqi dhe qipro te pranoje te shqiptare te hetohete vra ja qe ka bere greqia se ka ardhu ali pashe teprlena iri ushtria climtare camerise dhe ushtria climtare per mbrojte dedit

N19/09/2020 15:42

Shqipëria del më e humbur se me marrveshnen e vitit 2009.Edvini ditet e fundit në pushtet po jep detin dhe rezervat e gazit Greqisë.

Daj Jaku19/09/2020 15:35

Prandaj e anulloi Rama & CO në Kushtetuese marrëveshjen e Saliut me 6 milje det të Greqisë, madje e shau edhe tradhëtar. Edvini donte ti jepte Greqisë 12 milje, prandaj deklaron që Greqia ka të drejtë për 12 milje, ndërsa ai tradhëtari i poshtër Saliu desh ti jepte vetëm 6 milje. Gjejeni vetë se kush është tradhëtari këtu, ose të paktën kush është tradhëtari më i madh. Saliu mori vizat Shengen për shqiptarët pa dhënë asgjë, sipas zakonit të çerkezëve, të cilët bëjne pazarin, marrin mallin (në këtë rast për popullin) por nuk paguajnë asgjë. I poshtër Saliu, ja hodhi Grekut, për herë të parë në historinë botës. Ndërsa Edvini i ndershëm po ja jep detin Grekut pa i marrë asgjë (për popullin), ndërsa për xhepin e vet... pyesni Edvinin e varfër...

Shto koment

Denonco