‘Hapini listat 100%’, apeli i fortë i Metës: Mjaft e degraduat Kuvendin, edhe një asamble kooperative...

‘Hapini listat 100%’, apeli i fortë i Metës: Mjaft e degraduat Kuvendin, edhe një asamble kooperative...

13:02, 19/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të vendosin për hapjen e listave 100% për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i shtetit, duke mos i kursyer kritikat theksoi se Kuvendi nuk duhet të delegohet kështu, ndërsa shtoi se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Postimi i plotë i Metës:

Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Hapini 100 për qind!

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco